Lajme per femrat, familjen, bukurine, shendetin, formen, gatimin, horoskopin etj.

12 përdorime gjeniale të pudrës së bebes
, / 568 0 0

12 përdorime gjeniale të pudrës së bebes

SHARE

Jo, pudra e bebes nuk është vetëm për bebet dhe për këmbët që djersisin. Ka me dhjetra përdorime te tjera ku pudra e bebes mund të jetë efektive dhe e dobishme. Le t’i shohim…

I shton volum qerpikëve tuaj

Pasi të keni vendosur shtresën e parë të rimelit, aplikoni pak pudër bebeje me një furçë ose pastruesit e veshëve dhe pastaj përfundojeni makeup-in tuaj me një shtresë tjetër rimeli siç bëni zakonisht. Ky truk do i bëjë qerpiket tuaj të duken më të gjatë dhe më voluminozë.

Ju lehtëson procesin e depilimit

Aplikoni pudër bebesh përpara se të vendosni dyllin sepse do e ndihmojë të ngjitet më së miri në lëkurë, duke eliminiuar edhe qimet më të vogla, heq qelizat e vdekura dhe procesi bëhet më pak i dhimbshëm.

Për flokët e yndyrshëm

Në ditët që i keni flokët me yndyrë dhe jeni vonë për punë, vendosni pudër tek rrënjët e flokëve duke masazhuar lehtë skalpin dhe më pas krihini siç bëni zakonisht. Pudra ka forcën të thithë yndyrën dhe nuk është e nevojshme të lani flokët çdo ditë.

Largon erën e keqe të këmbëve

Por edhe të sqetullave. Kur është verë dhe djerësitemi më shumë, ndodh që era e keqe të jetë e pashmangshme. Pudra e bebes është zgjidhja. Hidhni pak pudër brenda këpucëve për të larguar erën e keqe. Po ashtu mund të zëvendësoni deodorantin duke lyer sqetullat me pak pudër bebesh.

Hiqni rërën nga këmbët dhe këpucët

Është shumë e thjeshtë. Thjesht vendosni pudrën e bebes në vendet ku rëra është ngjitur, ajo do thithë lagështirën nga lëkura dhe rëra do të bjerë poshtë në mënyrë të menjëhershme. E njëjta gjë edhe me këpucët. Pasi ta keni aplikuar procedurën, shkundini dhe kështu nuk do e merrni më rërën me vete brenda në makinë.

Mund të zgjidhni varëset e ngatërruara më njëra tjetrën

Pudrosni vendet ku janë bërë nyjë dhe shihni rezultatet.

Eliminon njollat e vajit në rrobat tuaja

Vendosni një sasi të vogël pudër bebeje në vendet ku ndodhen njollat e vajit dhe lëreni për disa minuta deri sa të shikoni që pudra ka thithur të gjithë sasinë e vajit që ndodhej në copë. Në fund lajeni në lavatriçe dhe harrojini njollat e vajit që edhe pas larjes janë përsëri aty. Më e efektshme është të bëhet menjëherë sapo të bjerë pika e vajit në pëlhurë.

Që buzkuqi të qëndrojë me gjatë

Lyeni buzët me kuzkuq, pastaj vendosni një shtresë pudër, dhe përsëri buzkuqin. Ky marifet do bëjë të mundur që buzkuqi të zgjasi më shumë.

Për netët e nxehta…

Spërkatni pak pudër bebeje në çarçafë për aromë të mirë dhe rifreskim të tyre.

Bën veshjet e lëkurës të shkëlqejnë

Vendosni pudër në xhaketën e lëkurës dhe fshijeni me një copë mikrofibër të gjithë sipërfaqen. Do të shkëlqejë sikurse të ishte një e re.

Mund ta përdorni pudrën e bebes edhe tek kafshët shtëpiake

Spërkateni lëkurën e gëzofit të qenit me pudër bebesh dhe masazhojeni siç bëni zakonisht kur e ledhatoni. Do të bëjë punë të përkryer, por mos harroni. Evitoni zonat e syve dhe hundës.

femramoderne.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.