6 këshilla si të vishemi me klas pa shpenzuar shumë
Ndiqni keto këshilla se si të visheni me klas, per t’u dukur perhere mire, por pa shpenzuar shumë
Kush nga ne nuk do të donte të ndjehej mirë dhe gjithe vetebesim kur takohet me dikë? Nëse të pëlqen të kesh gjithmone pamjen e duhur në rastin e duhurm ju ftojme te lexoni me poshte…
Këmisha e bardhë

Një veshje klasike që zgjidh çdo situatë. Me pantallona bezhë, blu ose të kuqe. Do të dukeni thjesht e persosur.

Efekti metal


Edhe xhupi i ngjashëm me atë të viteve ’80 qoftë në ngjyrat metal është perfekte për tu ndjerë si një divë dhe në modë.
Perla për të gjithë
Varësja e perlave ndoshta është pak për zonja, por mjafton të ndryshosh përmasat e bizhusë për të patur një super efekt. Një palë vëth do ishin perfekt për çdo rast.
Syzet e diellit
Aksesorët bëjnë ndryshimin. Fokusohemi tek syzet që nuk kalojnë pa u vënë re dhe që mund t’i përdorim dhe në mbrëmje, ndoshta dhe për të mbajtur flokët në rregull.
Pantallonat
Të përshtatshme për të gjithë dhe nuk duhen të mungojnë në garderobë. Kombinohen me një t-shirt të thjeshtë, apo edhe me bluza me dantella e rrjeta për të patur një pamje pa ekzagjerim.
Këpucët
Çfarëdolloj veshje e kombinuar me këpucën e duhur jep rezultate elegante. Më të rejat duan një ngjyrë ari apo tek tonet e bezhës.