Banane te pjekura ne furre

Nje mesvakt i shendetshem dhe i shijshem me baze frutash: bananet e furres, sperkatur me pakez kanelle jane nje recete e shpejte dhe e thjeshte

Mund te perdorni ato banane qe jane pjekur pak me shume sec duhet per te realizuar kete recete. Nese deshironi mund t’i jepni nje shije me te ndezur duke i shtuar pak liker. Receta te tjera me banane, qe mund t’ju pelqejne jane keto biskota me banane dhe tershere, perfekte per te thyer urine paradite ose pasdite, por nese ju pelqejne tortat, provoni kete kek me banane dhe vaj ulliri, me nje shije te parezistueshme.

Perberesit

2-3 banane
gjalpe
2-3 luge sheqer kaf
Kanelle pluhur

 

Pergatitje

  • Qeroni bananet, nese deshironi mund t’i prisni ne rondele, nese jo mbajini te plota.
  • Përzieni 1 lugë gjelle sheqer kaf dhe me pak pluhur kanelle dhe kaloni bananet në këtë përzierje.
  • Vendoseni në nje tave te lyer me gjalpe dhe piqini për 10 minuta ose 20 minuta nese i doni me te pjekura.
  • Shërbejini me akullore, me kos ose vetëm kështu.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search