Ç’duhet te dije cdo grua per shendetin e syve dhe shikimit te saj

Jane disa gjera qe cdo grua duhet te dije per shendetin e syve te saj, si të mbroje shikimin, si te kete sy të shëndetshëm që durojnë diellin, erën dhe smogun pa u skuqur ndaj shqetësimit më të vogël…

Kjo shqisë, ashtu si edhe katër shqisat e tjera, varet nga hormonet seksuale femërore. Në veçanti nga lidhja midis estrogjeneve, andro-gjeneve dhe progesteronit dhe nga ekuilibri i hormoneve sekrete nga tiroidja, ajo gjendër që qeveris metabolizmin në atë pikë sa “të kontrollojë” në largësi lëvizjet okulare. Për këtë arsye, çdo ndryshim rrënjësor në rregullin hormonal përkthehet në shqetësime të vogla-të mëdha të shikimit, ndonjëherë shumë të lehta saqë kalojnë pa u vënë re. E rëndësishme është të kuptoni që pas asaj lenteje që keni vendosur, kontakti që papritmas nuk e durojmë më, pas atyre syve që lotojnë shpejt, shpesh fshihet një problem i përgjithshëm që i duhet treguar okulistit, ose gjinekologut për një diagnozë më “të kompletuar”.

3 periudhat “e rrezikshme”

Shtatzënia, menopauza, marrja e kontraceptivëve.  Për shikimin e një gruaje këto janë tri çastet më delikate, shpesh të shoqëruara me shqetësime të ndryshme. Më i zakonshmi? Pakësimi i sekrecionit lotues, i shoqëruar nga një ndjesi e “syrit të thatë”, e “rërës në sy”, e tensionit të syve (sidomos nëse kaloni orë të tëra përpara kompjuterit). Meqë lentet pluskojnë në një “shtrat lotësh”, është e lehtë që në këto periudha të rrezikshme të bëhen të padurueshme, duke e detyruar femrën të vërë syze. Lëngjet e lotëve formojnë një film shumë të hollë, një lloj “pengese të lëngshme” që shërben për të pastruar sytë dhe për t’i mbrojtur, falë disa substancave që kanë veprim baktericid, nga sulmet e faktorëve të jashtëm si pluhuri, smogu, makijazhi, produktet kozmetike.

Syve dhe shikimit i shkaktojne ndryshime hormonet 

Disa studime tregojnë që shtatzënia dhe marrja e kontraceptivëve mund të shkaktojnë ndonjë ndryshim të lakesës brisore. Në disa raste, në nivelin e syrit, verifikohen mekanizma kompesimi që çojnë në pakësimin ose deri zhdukjen e një astigmatizmi të lehtë.

Shikim i lodhur apo hipertiroidizëm?

Eshtë e lehtë që ndjesinë e lodhjes së syve ta shkëmbesh me pasojën e një periudhe stresi. Por nëse shoqërohet nga simptoma të tjera, si për shembull, vizioni “i lëkundshëm”, mund të bëhet fjalë për një hipertiroidizëm. Një problem që duhet mbajtur nën kontroll për një tiroide që “punon” shumë.

A e ndez deshiren erotike shikimi? 

Shikimi luan nje rol shume te rendesishem ne deshiren per eros, por me shume tek meshkujt, se sa tek femrat. Per me shume lexoni: Shikimi, a e ndez dëshirën erotike?

Pyetje dhe përgjigje

A është e vërtetë që po ta ushqesh fëmijën për një kohë të gjatë me gji mund të shkaktojë një përkeqësim të miopisë? Fiori, 30 vjeçe

Po, të ushqyerit “sipas kërkesës” (pra, sa herë që fëmija qan) për më shumë se 3 muaj mund të shkaktojë një përkeqësim të miopisë. Por duhet theksuar që bëhet fjalë për një fenomen kalimtar, që zhduket krejtësisht një ose dy muaj më vonë pasi gruaja nuk e ushqen më fëmijën e saj me gji.

Thonë që gjatë menopauzës sytë bëhen më të thatë. Ndërsa të mirë janë shumë “të lagësht”. Ana, 54 vjeçe

Eshtë normale. Janë më të lagësht sepse acarohen më lehtë dhe kështu, prodhimi i lotëve është më i lartë. Eshtë edhe e vërtetë që filmi i lotëve, që mbron sytë, rrallohet.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search