Lajme per femrat, familjen, bukurine, shendetin, formen, gatimin, horoskopin etj.

Disa keshilla per femrat me floke te holle dhe te dobet
, / 1433 0 0

Disa keshilla per femrat me floke te holle dhe te dobet

SHARE

Mund te keni lindur me floke te holle e te imet, ose keni filluar ta vini re qe me kalimin e viteve floket po ju dobesohen, sidoqofte, ketu do gjeni keshillat qe ju duhen dhe do t’ju ndihmojne…

1

Gjithmone thajini floket me koke poshte per me shume volum, dhe kthejini ne anen e kundert nga e keni vijen e ndarjes, per te krijuar me shume volum ne pjesen e siperme.

2

Nese keni nder mend te drejoni floket, veproni njesoj: thajini me koke poshte. Dhe mos i drejtoni shume majat, pasi mund t’ju japin nje pamje “te leshuar”.

3

Aplikoni nje here ne jave nje maske me vaj kokosi ne majat e flokeve. Vaji i kokosit hidraton dhe riparon floket.

4

Evitoni prerjet me shkallezim. Prerjet e drejta japin pershtypjen e flokeve me te trashe.

5

Vendosni pak shkume flokesh, por vetem tek rrenjet. Cdo sasi produkti ne gjatesine e flokut, vetem do t’i rendoje floket dhe do ule volumin e tyre.

6

Mos i lani floket me uje shume te nxehte. Kjo e perkqeson gjendjen e flokeve, duke i bere me te brishte dhe te lehte per t’u demtuar.

7

Prerjet e shkurtra te flokeve ju lejojne te keni me shume gjalleri se sa floket e gjate.

8

Spruconi nje shampo te thate (ne forme spray) ne rrenjet e flokeve per t’i dhene volum dhe qendrim. Gjejeni me emrin “Dry shampoo”.

9

Nese i mbani floket bisht, ndajini ne mes dhe vendosni nje kapese te vogel dhe pastaj leshoni siper pjesen tjeter. Kjo jep iluzionin e nje bishti me voluminoz.

10

Merrni Biotin (vitamin B7) si suplement per 3-6 muaj per te forcuar folikulat dhe per te minimizuar renien e flokeve.

femramoderne.al