Hanami, pamje perrallore te luleve te qershive në Japoni

Në pak qytete të botës pranvera festohet dhe nderohet si në Japoni, ku ardhja e saj është një ceremoni e vërtetë e rigjenerimit kolektiv, e mbështetur nga një shpërthim ngjyrash ku natyra ofron elegancë të pashembullt.

Koha ideale për të admiruar lulëzimin e bukur të qershisë (sakura në japonisht) shkon nga fundi i marsit deri në fillim të prillit. Në Japoni dhe Tokio ju mund të ndiqni ritmin e lulëzimit përmes lajmeve televizive dhe parashikimeve të motit, por ja cilat janë vendet më të bukura dhe më tërheqëse të kryeqytetit japonez për të shijuar plotësisht atmosferën e jashtëzakonshme të festës që ngjyroset me rozë.

Hanami ose “të shikuarit e luleve” shpërthen në Tokio

Tokio në veçanti po përgatitet për të mirëpritur pranverën me lulet spektakolare të qershisë, hanami, një nga ngjarjet më të pritura të vitit, si dhe një simbol i traditës japoneze. Duke filluar nga parku Showa Kinen, një park që strehon më shumë se 1500 pemë qershie dhe shumë lule të tjera, mes të cilëve tulipanët, të cilat lulëzojnë në mes të prillit. Parku është vendi ideal për të dashuruarit pas fotografisë.

Kopshti Kombëtar Shinjuku Gyoen, i vendosur në zemër të Tokios, një park i mrekullueshëm ku mund të shijoni hanamin në qetësi të plotë dhe në harmoni të përsosur me natyrën. Këtu ju mund të admironi çeljen e luleve edhe pas sezonit të lartë.

Në Nakameguro, përgjatë lumit Meguro, ku me perëndimin e diellit pemët e qershisë ndriçohen dhe krijojnë lojëra të vërteta të dritës që pasqyrohen në ujërat e lumit, këtu në fund të lulëzimit petalet që bien në ujë e ngjyrosin lumin me rozë.

Në varkë në mesin e luleve të qershisë

Por kjo nuk është e gjitha: Varrezat Yanaka Reien, janë një vend i qetë për të ecur në këmbë nën pemët e lulëzuara, ndërsa Chidori-ga-fuchi është kanali që rrethon pallatin perandorak dhe është një nga vendet më të njohura për të festuar hanamin, këtu ju mund të shijoni lulëzimin duke marrë me qera një anije.

Së fundi, Sumida Park, parku më i dashur nga japonezët që nga periudha Edo, ju lejon të gëzoni veçanërisht shfaqjen e hanamit. Gjithashtu në zonën e parkut Sumida, një mënyrë tjetër për të përjetuar Hanamin është të marrësh një dalje në lumë, sidomos në mbrëmje, dritat e TOKYO SKYTREE dhe yakatabune (varkë tradicionale japoneze) ofrojnë emocione të forta.


(Photo by Carl Court/Getty Images)

 

Start typing and press Enter to search