Ja cfare ndodh me trupin tuaj nese hani 3 banane ne dite

Ja cfare i ndodh trurit, zemres dhe organizmit tuaj nese hani 3 banane ne dite, mengjes, dreke, darke!

A e dini se, në qoftë se ju hani të paktën tre banane në ditë, ju mund të reduktoni ndjeshëm rrezikun e të paturit e një goditje ne tru apo sulm në zemër? Sipas studiuesve britanikë dhe italianë, kush ha një banane në mëngjes, një në drekë dhe një në mbrëmje do të sigurojë mjaft kalium për të zvogëluar rrezikun e një mpiksje gjaku në tru me 21%.

Gjithashtu, ne raportin e 2011-es, publikuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, thuhet se rastet e goditjeve ne tru mund të parandalohen, madje edhe të zvogëlohen nga nivelet e kaliumit qe gjenden në disa ushqime të caktuara, ku përfshihen bananet, peshku, spinaqi dhe thjerrëzat.

Hulumtuesit zbuluan se marrja e përditshme e 1.600 mg kalium mund të ulë rrezikun e goditjes. Një banane mesatare përmban rreth 500 mg kalium – tre në ditë mund të ulin presionin e gjakut, duke ndihmuar funksionin me te mire te trurit dhe nervave.

Përfitimet dhe vlerat ushqyese te bananeve

Bananet nuk janë vetëm për të marrë një sasi të madhe kaliumi, por ato janë gjithashtu burim i mirë i vitaminës B6, vitaminës C, manganit, biotinës dhe fibrave dietetike, të cilat mund të ndihmojnë në rregullimin e aparatit të tretjes. Nje banane mesatare përmban rreth 108 kalori; ato përmbajnë nje sasi të vogël kolesteroli, yndyrë dhe sodium (të cilat mund të kontribuojnë për të fituar peshë).

Duke qenë se bananet kanë përmbajtje të ulët karbohidratesh glicemike, ata janë një snack i shijshem për atletët të cilët duan një nxitje shtesë energjie. Madje disa hulumtime tregojnë se, edhe thjesht konsumimi i tre bananeve mund të japi energji të mjaftueshme për të përfunduar një stërvitje intensive 90-minutëshe.

Përfitime shëndetësore të tjera

1. Bananet përmbajnë triptofan, një lloj i proteinës që trupi konverton në serotonin. Serotonin është një kompleks që relakson trupin dhe ndihmon për të përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe largon depresionin.

2. Kaliumi qe gjendet në banane mund të ndihmojë në rregullimin e funksionit të zemrës dhe ekuilibrin e lëngjeve të trupit; duke rregulluar presionin e gjakut dhe parandalimin e goditjes në tru.

3. Një banane mesatare përmban pak më shumë se tre gram fibra. Nëse ju jeni kaps, konsumoni banane – eshte nje alternativë natyrale laksative.

4. Kaliumi qe gjendet në banane mund të ndihmojë në rritjen dhe perforcimin e masës kockore.

5. Bananet janë të pasura me hekur dhe mund të ndihmojnë në prodhimin e hemoglobinës, pra lufton aneminë.

6. Lufton stresin dhe ndihmon në rregullimin e rrahjeve te zemrës.

7. Bananet përmbajnë vitamina B12 dhe B6, së bashku me kalium dhe magnez, të cilat mund të ndihmojnë trupin të shërohen nga efektet e nikotinës tek duhanpiresit.

8. Vitamina B6 ndihmon në normalizimin nivelit te glukozës në trup, të cilat mund të ndikojnë pozitivisht në humorin tuaj gjate periudhes premenstruale.

https://www.facebook.com/SpitaliAmavita1/photos/a.10152000591898540.1073741825.89024868539/10152081179763540/?type=3&theater

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search