Keshilla: Si të jeni kreativ në punë

Kreativ lind, por ndonjehere edhe mund te stimulohet. Ekspertët rendisin disa hapa se si mund të jeni kreativë në punë…

Mbani një ditar

Mbani gjithnjë një ditar, një fletore apo një bllok shënimesh. Shpesh ndodh që të keni një ide të bukur dhe ajo ju shkon dëm, sepse harroni shpejt. Mbani shënim çdo ide, sapo ju vjen në mendje. Në këtë mënyrë, mund të lexoni në ditar dhe të zhvilloni më tej idenë.

Krijoni mjedisin e përshtatshëm

Ndonjëherë, qëndrimi për një kohë të gjatë brenda katër mureve (të shtëpisë apo zyrës) mund të jetë një pengesë e madhe për kreativitetin.
Mund të jetë e dobishme që të shtoni një element “shpërqendrimi”, si për shembull një pikturë, ndonjë vazo me lule ose edhe ndonjë lodër.

Pyesni për çdo gjë

A ka ndonjë mënyrë më të mirë për të zgjidhur problemin? Pyesni gjithnjë veten “pse” dhe “si” po e bën një gjë. Analizoni me mprehtësi dhe kthjelltësi çdo element të problemit. Mos kini frikë të guxoni. Në këtë ushtrim, një pyetje tjetër e nevojshme mund të jetë “çfarë mungon?”.

Shikoni gjerat ndryshe

Ky është një ushtrim që mund ta bëni herë pas here. Shikoni dy sende në tavolinën tuaj të punës, që nuk kanë asnjë lidhje mes tyre (për shembull një orë dhe një shishe me ujë). Përpiquni që t’i kombinoni. Ky ushtrim nuk do të japë në rezultat të dobishëm dhe të menjëhershëm, por do të stërvisë mendjen tuaj për t’i parë gjërat nga perspektiva të ndryshme.

Zgjidhni një mik

Zgjidhni një mik me të cilin ndiheni komod të diskutoni çdo problem. Dikush i cili të mund t’ju japë një perspektivë tjetër për zgjidhjen e një problemi.

Lexoni diçka ndryshe

Sa herë e keni menduar se librat artistikë apo revistat rozë nuk bëjnë për ju? Ne ju këshillojmë që të lexoni edhe mbi tema rreth të cilave keni pak informacione. Do të jeni më kreativ!

Dëgjoni “fëmijën” brenda jush

Te fëmijët nuk është ngulitur ende koncepti që për t’u përballur me një situatë duhet të jesh i sigurt dhe të ndihesh i mbrojtur. E keni vënë re që shpesh ata bëjnë veprime të guximshme pa pasur aspak frikë?

Çlodhni mendjen

Mos u përqendroni gjithnjë dhe vetëm te zgjidhja e problemeve që ju shqetësojnë. Një mendje e lodhur nuk mund të gjenerojë kurrë ide të reja.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search