Lajme per femrat, familjen, bukurine, shendetin, formen, gatimin, horoskopin etj.

Keto 5 ngjyra flokesh ju bejne te dukeni 10 vjet me e re
, / 2036 0 0

Keto 5 ngjyra flokesh ju bejne te dukeni 10 vjet me e re

SHARE
Keto 5 ngjyra flokesh ju bejne te dukeni 10 vjet me e re

Me vjeshten vjen edhe deshira per pak ndryshim ne pamjen tone. E pse jo, te dukemi me te fresketa dhe te reja. Kur flasim per t’u dukur te reja, mendja te shkon menjehere tek produktet e bukurise per lekuren e fytyres, por sipas byrdie.co.uk qe te dukesh me e re floket jane me te rendesishmet.

Fatmireshish ka disa ngjyra flokesh qe profesionistet betohen se ju bejne te dukeni me te reja se sa mosha juaj. Lexon i me poshte per te mesuar se cilat tonalitete ju heqin vite nga fytyra.

Reflekse karameli

Ky eshte nje opsion per brunet, te cilat duan te bejne nje ndryshim te vogel, i cili nuk eshte shume ekstrem. Nese brunet shtojne disa reflekse karameli ne floket e tyre, tiparet e fytyres do te duken me te buta dhe pamja e tyre me e ngrohte.

Per me teper eshte shume e thjeshte per t’u mbajtur, eshte rinore dhe mund te ndyshosh tonet e reflekseve. Mund t’i kerkoni parukieres per reflekse balayage. Nderkohe, rrenjen mund ta lyeni sa here te jete e nevojshme, reflekset 1 here ne disa muaj.

Pjeper i arte

Nëse keni flokë me ngjyre te lehte, mendoni të hyni në territorin e frutave – zgjidhni luleshtrydhe-bionde ose pjepër të artë. Te shtoni ngrohtesi flokeve bionde i jep lekures se fytyres dhe pamjet tuaj ne pergjithesi nje shkelqim rinor.

Bronde Sombré

Sipas stilistit te flokeve te VIP-ave te Hollywood-it Matt Rez, te shtoni drite dhe kontrast ne floket tuaj eshte sekreti per t’u dukur sa me e re qe te jete e mundur. Sipas Rez, duhet te evitoni ngjyren e flokeve qe eshte “shume monotone” dhe gjithmone fokusohuni per ta perqendruar shkelqimin dhe driten ne fytyren tuaj. Per klientet e tij Rez pelqen te krijoje gradime delikate nga rrenjet e erreta ne floke ne ngjyre te hapur, per ta bere lekuren te shkelqeje.

Shampanje roze

Ngjyrat pastel kane qene nje nga tendencat me te kerkuara vitet e fundit, si tek vajzat e reja, por edhe tek grate. Kjo eshte ngjyra qe shkon per tipat e hareshem, me shpirt aventurier dhe rinor.

Broomstick Blonde

Nje tonalitet i ri, i krijuar nga Rez, qe perfshin bazen e erret dhe fije te ngrohta bionde. Pamja arrihet duke i lyer floket me nje ngjyre baze te ngjashme me ngjyren tuaj natyrale. Me pas parukierja duhet te kombinoje lyerjen me leter alumini dhe fije balayage, disa tone me te hapura se baza juaj.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.