Lajme per femrat, familjen, bukurine, shendetin, formen, gatimin, horoskopin etj.

Këto shenja tregojnë se fëmija juaj ka probleme me shikimin
, / 746 0 0

Këto shenja tregojnë se fëmija juaj ka probleme me shikimin

SHARE
Revista Femra Moderne - Artikujt dhe keshillat më të vlefshme ne jeten e perditshme te nje femre. » bebe » Këto shenja tregojnë se fëmija juaj ka probleme me shikimin
Këto shenja tregojnë se fëmija juaj ka probleme me shikimin

A e dini se rreth 80 për qind e asaj që fëmijët mësojnë në shkollë mësohet vizualisht? Kjo do të thotë që, nëse fëmija juaj ka një problem të patrajtuar me shikimin, ky mund të ndikojë rëndë në zhvillimin e tij/saj. Prandaj eshte mire te dini se si t’i dalloni disa shenja.

Mos harroni se fëmijët duhet të kenë një kontroll te syve kur te jenë 6 muaj, përsëri në moshën 3 vjeç dhe pastaj kontrolle të rregullta pasi të fillojnë shkollën.

Ja pesë shenja paralajmëruese se fëmija juaj ka probleme me shikimin:

  1. Qëndron vazhdimisht i ulur pranë televizorit, ose ndërsa lexon libra i mban ato afër syve.
  2. Fërkon shpesh sytë me duar.
  3. Nëse gjatë leximit fëmija humb rreshtin të cilin e lexon apo mban gishtin për të orientuar shikimin, atëherë ky mund të jetë një rast që fëmija juaj ka probleme me shikimin.
  4. Ndjeshmëria ndaj dritës ose marramendje, janë simptoma të disa probleme të syrit.
  5. Mbyllja e njërit sy derisa shikon televizor ose lexon.

Nëse i vëreni këto raste, drejtohuni menjëherë tek mjeku okulist.

A e dini se ka rreth 39 milion njerëz të verbër në botë, por 80% të verbërisë mund të parandalohet apo të shërohet?

femramoderne.al