Kultivimi i Aloe Verës, një biznes fitimprurës në Shqipëri

Falë përfitimeve dhe përdorimeve të panumërta, sot Aloe Vera po kultivohet gjërësisht në mbarë botën. Ndërkohë në Shqipëri po shndërrohet në një biznes vërtet fitimprurës.

Vlerat e larta mjekësore të Aloe Verës dhe popullariteti i madh i saj, kanë bërë që edhe në Shqipëri disa fermerë nga jugu i vendit të nisin kultivimin e kësaj bime mrekullibërëse.

Teksa fusha të tëra shqiptare kanë nisur të mbushen me Aloe Vera, jo vetëm për vlerat kurative të saj por edhe për kërkesën në rritje në treg, e ardhmja premton kultivimin masiv të saj dhe forcimin e një biznesi të ri në këtë drejtim.

Avantazhi i kultivimit të Aloe Verës qëndron në faktin se ajo nuk ka nevojë për shumë ujë dhe mirëmbajtje. Gjithashtu, rritja e saj mund të bëhet gjatë gjithë vitit.

Rritet lehtë ashtu si dhe kushtet që ajo kërkon janë minimale. Ndërkohë, kostot e prodhimit janë të pakëta dhe përfitimet të shumëfishta.

Përfitimet që vijnë nga biznesi i kultivimit të Aloe Verës janë rritur ndjeshëm falë kërkesës së lartë për këtë produkt nga industria farmaceutike, kozmetike dhe bimore.

Kjo bimë ka me mijëra përfitime mjekësore për njeriun. Ajo është efikase si antibiotik dhe është e pasur me vitamina dhe minerale.  Aloe Vera bimë është një bimë e mrekullueshme edhe në preparatet kozmetike. Ajo përdoret në përgatitjen e shampove, kremërave të fytyrës dhe të trupit, por edhe në industrinë e shëndetit. Aloe Vera gjen përdorim edhe në kurat medicinale kundër shumë sëmundjeve.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search