Mjetet e bukurise: si t’i pastrojme dhe mirembajme

Mjetet qe perdorim per t’u lare dhe per makijazh, si penelët, sfungjerët, gërshërët dhe furçat, duhet të kontrollohen dhe të pastrohen rregullisht që ato të mos bëhen strehë për bakteret.

Shampo për krëhërin dhe furçën

Mbetje flokësh, zbokth dhe llak: për t’i eliminuar, çdo muaj lajini me ujë të nxehtë dhe shampo neutrale. Nëse qimet e furçës ose dhembët e krëhërit janë prishur, zëvendësojini menjëherë, sepse rrezikojnë të këpusin flokët. Ndërsa furça e dhëmbëve, duhet të lahet mirë një herë në javë, duke e zier në ujë dhe sodë buke për 10 minuta.

Balsam për penelët

Nëse janë të pistë mund të njollosin lëkurën ose ta acarojnë atë. Prandaj, penelët duhet të kontrollohen të paktën çdo 15 ditë. Për t’u hequr yndyrën, përdorni trielinën e përpunuar dhe më pas lajeni menjëherë me ujë të ngrohtë, sapun marsiglia dhe pak balsam; shmangni alkoolin që forcon qimet dhe vajin që lë mbetje. Mos i lini të njomë, përndryshe do të shqiten. Shtrydhini mirë. Lërini të thahen horizontalisht dhe rregullojini me gishta për t’u dhënë sërish formën e tyre.

Sodë buke për piskatoret

Lima për thonjtë, gërshërët e vogla dhe piskatoret duhet të dezinfektohen shpesh sepse mund të shkaktojnë infeksione: në fillim fërkojini me një furçë dhe sapun rrobash, më pas lërini të ziejnë në ujë dhe sodë buke, në fund, thajini mirë. Nëse lima është prej metali, hidheni sapo të shikoni që ajo është ndryshkur sadopak; nëse është prej kartoni hidheni sapo sipërfaqja të bëhet e bardhë.

Sapun për sfungjerin

Kur sungjeri nuk është i pastruar mirë, ai acaron lekurën. Sfungjerët e trupit priren të myken. Pastrojini çdo muaj me ujë të valuar dhe sapun kundër baktereve. Dhe përdorini vetëm atëherë kur të jenë të pastruar në mënyrë të përkryer.

Ndërroni…

  • …piskatoret dhe limat çdo dy vjet.
  • …penelët e makijazhit një herë në vit.
  • …furçën e dhëmbëve çdo dy muaj.
  • …sfungjerët për trupin çdo 6 muaj.
  • …krëhërat dhe furçat çdo vit.

https://recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page/menyra-e-sigurte-dhe-e-lehte-per-te-pastruar-furcat-e-makijazhit/

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search