Oktapod me ereza, mjalte dhe uthull balsamike

Shpesh amvisat jane te ndrojtura se mos nuk dine si ta gatuajne oktapodin, prandaj zgjedhin me mire te shkojne ne restorant per ta shijuar. Por do habiteni po te mesoni se sa e lehte eshte qe ta gatuash kete produkt deti me shije te vecante. Mjafton ta ziejme mire, por qe te jete akoma paksa “kerce”, me pas mund te skuqet dhe te aromatizohet me ereza.

Me mire po ju japim receten:

Si te pergatisim salcen:

  • 1 luge mjalte
  • 1 luge uthull balsamike
  • 1 luge vaj ulliri

Perziejini te gjitha bashke dhe salca eshte gati.

Perberesit:

  • 1000g oktapod, i pastruar
  • 2-3 luge gjelle uthull vere të kuqe
  • 100-120 ml verë të bardhë
  • 2 gjethe dafine
  • majdanoz ose koper e grirë

Menyra e gatimit:

  • Vendosim oktapodin ne nje tenxhere.
  • Me tej shtojme veren, uthullen, dafinen, 2 kokrra piper te zi.
  • Kripe nuk i hedhim duke e ditur qe oktapodi ka kripe vete.
  • Mund t’i shtoni dhe 1 gote uje, por nuk eshte e nevojshme pasi oktapodi do nxjerre lengun e tij.
  • Pastaj ulim temperaturen me pak se mesatare, e mbulojme tenxheren me kapak dhe e leme te vloje per rreth 40-60 minuta.
  • Pasi te kete perfunduar zierja, nxirreni oktapodin nga tenxherja dhe ruajeni lengun per me vone.
  • Ne nje tigan te nxehur mire, shtojme oktapodin dhe i japim nje faqe te bukur skuqjeje per 1 minute. Kjo behet qe oktapodi te marri nje shije krokante nga jashte. Shtoni salcen e pergatitur dhe sherbejeni me mjadanoz ose koper te grire imet.

Keshille: Mund ta sherbejme ashtu sic eshte, i zjere, pa e skuqur ose pjekur ne skare, duke i hedhur persiper salcen qe pergatitem me pare.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search