Punësimi yt do të bëhet më i lehtë me Mundesiplot.com

Për herë të parë dy shtetet shqipfolëse do të jenë pjesë e një platforme, Mundësiplot.com, që ka në fokus zhvillimin e aftësive dhe punësimin e të gjithë punëkërkuesve, atyre që duan të ndryshojnë karrierë apo të bëhen sipërmarrës.

Portali “Mundësiplot.com” mban këtë emër se nuk do të jetë vetëm një botë virtuale ku do të gjesh të gjitha vendet vakante, por rrugëtimi që po krijohet drejt punësimit tënd ofron një sërë mundësish.

Pas një pyetësori të shpejtë vetëvlerësimi, do të nxirren në pah aftësitë që zotëron, ato që duhet të përmirësosh, profesionin që të përshtatet dhe hapin e radhës që duhet të ndjekësh për ta arritur qëllimin.

Si mund të përfitosh nga Mundesiplot.com?

  • mund të bëhesh pjesë e cikleve të këshillimit për të zhvilluar apo përmirësuar aftësitë që të nevojiten,
  • të ndjekësh module të mësimit online,
  • të ndjekësh trajnimet që të përshtaten për të fituar punën që do,
  • si të planifikosh hapjen e biznesit dhe menaxhimin e tij,
  • apo të gjesh vendet e lira për punë.

Por nëse do që të shohësh vetëm vendet vakante të punës, në profilin tënd do të shfaqen ato që i përshtaten aftësive dhe interesave të tua, mund të jenë full-time apo part-time, praktika apo mundësi të tjera që ofrohen nga bizneset.

Si pjesë e projektit Boost Employment të mundësuar nga Swisscontact dhe e bashkëfinancuar nga SDC, Mundesiplot.com synon të rrisë nivelin e punësimit për këdo në Shqipëri dhe Kosovë, pavarësisht se ku jeton, mundësitë që do të shfaqen do të bazohen në vendndodhjen tënde.

Krijuar për një qëllim të përbashkët, objektivi i Mundesiplot.com është të orientojë dhe “shtrojë” rrugën drejt punësimit tënd!

Mundesiplot.com vjen në shtator 2022!

Start typing and press Enter to search