Recete e thjeshte per te pergatitur vete Krem Karamel në tavë

Kjo është një recetë të thjeshtë për të përgatitur krem karamel në shtëpi. Krem Karameli është një ëmbëlsirë shumë e lehtë për t’u përgatitur në çdo kohë. Eshtë një mënyrë fantastike për ta ndarë me familje apo për t’ia ofruar miqve apo të afërmve teksa na vizitojnë në shtëpi.

Për përgatitjen e karamelit

  • 150 gramë sheqer
  • 50 ml ujë
  • 3 pika lëng limoni

Për përgatitjen e kremit  

  • 1 l qumësht
  • 1 gotë ujë me sheqer
  • 6 kokrra vezë
  • Dy lugë të vogla vanilje

Përgatitja

  • Përgatisim karamelen duke hedhur në një enë sheqerin dhe ujin. I vendosim në zjarr deri sa të marrë ngjyrën kafe të errët të karameles.
  • Ashtu siç është e nxehtë dhe karamelja është duke pluskuar e hedhim në enën apo kupat e aluminit ose qelqi të trashë ku do ta pjekim.
  • Nga ana tjetër nisim përgatitjen e kremit. Hedhim në një enë vezët, sheqerin dhe vaniljen dhe shtojmë pak nga pak qumështin e nxehtë duke i trazuar.
  • Sigurohemi që qumështin e nxehtë të mos e hedhim menjëherë pasi priten vezët.
  • Masën e përgatitur e shtojmë tek ena ku kemi hedhur karamelen e shkrirë.
  • Enën me krem karamel e vendosim në tepsi në të cilën hedhim një gotë të madhe me ujë.
  • I fusim në furrë për pjekje me 180 gradë për 30 minuta derisa kremi të mpikset.
  • Pasi fikim furrën i lëmë edhe pak në ngrohjen e furrës dhe kur e servirim, sipas preferencës mund ta përmbysim në mënyrë që pjesa e sipërme të jetë e mbuluar nga karameli.

Mund të kombinohet e shoqërohet edhe me fruta të freskëta.

Receta: AgroWeb.org

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search