Recetë: Shparguj të tiganisur me djathë feta

Shpargujt kanë vlera të lartë ushqyese, janë të pasur me vitamina A, K, B, C dhe E, acid folik, hekur, bakër, fibra, mangan, kalium, zink, magnez dhe selen. Përvec këtyre, shpargujt posedojnë pak kalori gjë që e bën një ushqim të mirë për humbje peshe. Ndikon mirë edhe në shërimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut dhe parandalon sulmin në tru. Ja nje recetë të cilën mund ta gatuani menjëherë!

shparguj1

Përgatitja: 20 minuta

Gatimi: 20 minuta

Përbërësit për 4 persona: 1,2 kg shparguj; 150 g djathë feta; 2 vezë; 2 lugë gjelle vaj ulliri; 2 degë borziloku; kripë; piper i bluar.

  1. Zieni vezët për 8 minuta në ujë të valuar. Ftohini, hiquni lëvozhgën dhe copëtojini trashë. Ruajini në një pjatë, së bashku me djathin feta të prerë në copa të vogla.
  2. Qëroni shpargujt, duke filluar 2 cm nga maja dhe duke vazhduar deri në fund të kërcellit. Shkurtoni kërcejt e tyre.
  3. Nxehni vajin e ullirit në një tigan. Hidhni shpargujt. Kaurdisini për 10-12 minuta në zjarr të ulët, duke e tundur herë pas here tiganin, derisa të fillojnë të skuqen.
  4. Spërkatini me kripë e piper të bluar. Vendosini mbi një pjatë servirjeje. Mbulojini me përzierjen e vezëve dhe djathit. Shërbejini të ngrohta ose të vakëta, spërkatur me gjethe borziloku. shparguj2

 Më dietikja
Në këtë recetë, do të gjeni provitaminë A (ose karoten) dhe kalcium. Është një recetë e pasur me proteina dhe shumë më e lehtë nga ç’mund të duket,sepse shpargujt shijohen pa salcë.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search