Lajme per femrat, familjen, bukurine, shendetin, formen, gatimin, horoskopin etj.

Rrëfimi i Anës: Burri më rrihte edhe shtatzanë. S’ia fal vetes që durova
, / 495 0 0

Rrëfimi i Anës: Burri më rrihte edhe shtatzanë. S’ia fal vetes që durova

SHARE
Revista Femra Moderne - Artikujt dhe keshillat më të vlefshme ne jeten e perditshme te nje femre. » aktualitet » Rrëfimi i Anës: Burri më rrihte edhe shtatzanë. S’ia fal vetes që durova

“Bashkëshorti më theu këmbët kur isha shtatzënë”, historia e trishtë e nënës së 3 fëmijëve

Në një rrëfim për emisionin “Njerëz në Fokus” një 29-vjeçare ka treguar përjetimet e saj të dhimbshme nga dhuna bashkëshortore prej vitesh. Ish-bashkëshorti i Anës i cili e goditi atë për herë të parë ditën e fejesës, vazhdoi të ushtronte dhunë ndaj saj në mënyrë sistematike që shtohej me kalimin e kohës. Episodet e dhunës nuk kanë ndalur as gjatë kohës kur ajo ka qenë shtatzënë dhe këto skena janë dëshmuar edhe nga fëmijët e mitur.

“Jam vajzë e një ish-efektivi të rënë në krye të detyrës dhe sa herë më rrihte më thoshte: Ik në polici, por do turpërosh emrin e babait tënd. Rrija vetëm për nënën e vëllezërit se i kisha të vegjël. Më ka dhunuar edhe në shtatzëni. Më gjente duke larë enët, më thoshte pse është tv ndezur dhe më gjuante. Më ka rrahur gjatë gjithë kohës.  Më gjente duke larë enët në banjo më thoshte pse i lan këtu dhe veç më qëllonte. Edhe në sy të familjes së tij më dhunonte. Ato thoshin që pse ia kthen fjalën. I dënonte fëmijët dhe ata hanin me të fortë ushqimin dhe pasi villnin ata detyroheshin ta hanin. Ai nuk ishte baba. U hiqte pantallonat dhe u qëllonte me thupër. Kam qenë shtatzënë me djalin e vogël, më rrahu dhe më theu dhëmbët. Ai më tërhiqte zvarrë. Natën e fundit që më rrahu kam tentuar që të vrasë veten. Kam prerë damarët. Hera e parë që e kam denoncuar ka qenë dhjetor 2016-ta dhe më pas në mars erdhi kërkesa për divorc nga ai. I kishte bërë gjithçka në emrin tim, kishte gjetur avokat. Dhe i bëri të gjitha në favor të tij për të fituar pasurinë”– tregon në rrëfimin e saj tejet të dhimbshëm Ana.

Shikoni videon ne minuten e 17:

femramoderne.al