Shenjat Paralajmeruese te Kancerit te Pankreasit

Shkencetaret nuk e dine saktesisht se cfare e shkakton kancerin e pankreasit, por ai eshte shkaktari i 7% te vdekjeve prej kancerit.

Kanceri pankreatik do të bëhet një nga katër kanceret më të mëdhenj vrases në dekadën e ardhshme, paralajmërojne specialistet. Ka disa faktore risku, te cilat mundet dhe nuk mundet te mbahen nen kontroll. Mes tyre jane:

  • Duhani – Pirja e duhanit eshte nje nga faktoret me te rendesishem riskues te kancerit pankreatik.
  • Mbipesha dhe obeziteti – Njerezit obeze kane 20% me shume mundesi te preken nga ky lloj kanceri.
  • Ekspozimi ndaj kimikateve – Ekspozimi i tepruar ndaj disa kimikateve mund te rrisi rrezikun.
  • Mosha – Gati te gjitha pacientet qe vuajne nga kjo semundje jane mbi 45 vjec.
  • Gjinia – Burrat jane me te rrezikuar se sa femrat.
  • Histori familjare – Kanceri i pankreasit mund te jete i trashegueshem.

Si të dallojmë se vuajmë nga ky lloj kanceri?

Pankreasi është një gjendër rreth 15 cm e gjatë e lokalizuar në pjesën e sipërme të mesit të stomakut. Pankresi prodhon enzima që ndihmojnë tretjen dhe stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak.
Kanceri i pankreasit, rrallëherë zbulohet në fazat e të hershme dhe për këtë arsye arrin të përhapet shumë shpejt në organet që e rrethojnë si stomak, zorrë e hollë, mëlçi, shpretkë dhe fshikëzën e tëmthit.

Rezultate imazhesh për pancreatic cancer

Për diagnostikimin e hershëm të kësaj patologjie, rekomandohen konsulta të herëpashershme me mjekët specialistë. Veçanërisht duhen bere kontrolle në rastet e pacientëve me kiste pankreatike apo me histori familjare të kancerit pankreatik, por edhe kur janë prezente keto simptoma:

  • Dhimbje në pjesën abdominale që vazhdon deri në shpinë
  • Humbje e oreksit apo rënie e pashpjegueshme nga pesha
  • Debulesë e vazhdueshme
  • Zverdhje e lëkurës dhe e bardhemës së syve
  • Shfaqja e diabetit
  • Te perzierja dhe te vjella
  • Verdhez
  • Rritja e nivelit te bilirubines shkakton ndryshime ne ngjyren e urines (duke u bere me e erret)
  • Mpiksje gjaku ne nje vene te madhe (zakonisht ne kembe)
  • Kruarje e lekures
  • Zgjerimi i mëlçisë dhe temthit

Në rastet kur sëmundja diagnostikohet në fazat e hershme, mjekët rekomandojnë trajtimin me kimioterapi apo edhe radioterapi. Në rastet e diagnostikimit të sëmundjes në faza të mëvonshme, rekomandohet trajtimi nëpërmjet kirurgjiksë apo dhe trajtim i kombinuar me të gjitha metodat e permendura më sipër.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search