Spatifilium, zambaku i paqes

Spatifilium, apo zambaku i paqes është një nga bimët më të preferuara për shtëpinë. Ajo ofron lule madhështore, në ngjyrë të bardhë që zakonisht shfaqen në pranverë dhe zgjasin. Vetë bima ka gjethe ovale dhe me shkëlqim. Zambakët e paqes janë bimë tropikale, të lindura në pyjet e shiut te Amerikës Qendrore dhe Jugore.

Zambaku i paqes eshte nje nga lulet ka efekte jashtëzakonisht të mira për ambjentin e shtepise, kur i mbajme nën kushtet e duhura.

Kushtet e rritjes

Drita: Zambakët e Paqes janë bimë që duan hijen në vendbanimet e tyre amtare. Por natyrshëm, ata preferojnë ndriçim të lehtë deri në hije të moderuar në ambientet shtëpiake. Disa varietete mund të përballojnë më shumë dritë sesa të tjerat.

Ujitja: Gjatë verës, ujiteni shpesh dhe lereni në hije bimën sepse ata lulëzojnë me lagështi të lartë si ajo e pyllit te shiut. Në dimër, zvogëloni ujitjen, por kurrë mos lejoni që dheu të thahet.

Temperatura: Këto bimë preferojnë me të vërtetë ngrohtësinë e lagështisë. Shmangni ujitjet me uje te ftohte dhe temperaturat nën 12 grade, nëse është e mundur.

Dheu: Zambakët e Paqes preferojne dhé të pasur me materiale organike.

Plehërimi: Në verë ushejeni cdo jave ose në fillim të sezonit përdorni fertilizues.

Rezultate imazhesh për Спатифиллум

Shtimi dhe rimbjellja

Mund t’i shtoni zambakët e paqes çdo vit në pranverë ose sipas nevojës. Ata janë të lehtë për t’u ndarë, pasi ta keni nxjerre nga vazoja. Bimët e mëdha mund të ndahen në grumbuj, të cilat pastaj mund të mbillen në vazo të ndryshme. Gjithmonë përdorni dhé të posaçëm të cilësisë së lartë.

Rezultate imazhesh për Propagation and Repotting of peace lily

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search