Lajme per femrat, familjen, bukurine, shendetin, formen, gatimin, horoskopin etj.

, / 207 0

Stili Vintage, tendenca e ketij dimri

SHARE

Stili Vintage, tendenca e ketij dimri

Cdo here qe ndryshon sezoni, ndryshojne edhe tendencat. Por me e bukura eshte kur fillon te kontro-llosh garderoben per te “gjetur” aty cfare do perdoresh kete sezon e cfare do ruash per nje sezon tjeter.
Sigurisht qe jo cdo tendence eshte brenda shijeve tona, prandaj nuk kemi pse te bejme nje ndryshim total te garderobes, vetem sepse keshtu “thone” stilistet dhe blogeret e modes. Jo, aq me teper nese nuk jane stili juaj dhe brenda shijeve tuaja. Megjithate ja vlen t’i hedhesh nje sy tendencave te fundit dhe te zgjedhesh ndonje qe te pelqen me shume, per te qene “in”.

Ngjyra e kuqe

Ne sfilatat e stilisteve me te famshem, e kuqja ka zene nje vend te rendesishem. Pallto, kepuce, fustane… cfare keni ne ngjyre te kuqe eshte koha per t’i veshur.

Gezofi fals

Stilistet i kane bere “blok” gezofit te vertete dhe gjithnje e me teper po perdorin gezofin fals. Kete sezon kane kopjuar pallton e stilit vintage dhe i kane risjelle ne ditet e sotme.

Cohe skoceze si ne vitet ‘70

E ngrohte dhe trendi. Jo vetem palltot, por edhe kemishat, fundet, pantallonat, shallin madje edhe fustanet zgjidhini me cohë te leshtë skoceze. Perzierje ngjyrash, jo vetem ato klasiket.

Kapele Retro

Jeni lodhur me kapucat e zakonshem? Emra te rendesishem te industrise se modes si, Marc Jacobs, etj, kane rikthyer ne mode kapelet “e dikurshme”, me materiale te reja, pellush dhe nderthurje stilesh.

E kadifenjta

Tendenca e kadefes ka disa sezone qe eshte nje nga te preferuarat. Stilistet vazhdojne te jene te dashuruar me kadifen. Kete vjeshte vjen me shume ne veshjet formale. Fustani i kadifenjte eshte nje zgjedhje e shkelqyer per nje dasme vjeshte ose per cdo okazion tjeter.

Jaka viktoriane

Nje nga tendencat me te bukura dhe romantike. Detajet prej tyli ose qendisje ne jakat viktoriane jo vetem qe jane ne mode por edhe te bejne te ndihesh me femerore.

Xixa & shkelqim per cizmet

Xixat dhe shkelqimi jane tendenca me e re dhe e fresket e kesaj vjeshte. Konsiderojeni keto si cizmet e bardha te vjeshtes, pra nje “must have”.

Ju lutem shperndajeni kete artikull me miqte tuaj.

femramoderne.al