Studimi liston 16 përfitime shëndetësore qe marrim nga ullinjte

Ullinjtë janë shumë të popullarizuar në shumë popuj dhe përdorimi i tyre daton shekuj më parë. Ata përgjatë kohës janë konsumuar edhe si një ushqim shërues për shumë sëmundje.

Edhe studimet e fundit kanë gjetur një numër të madh të përfitimeve shëndetësore që japin ullinjtë dhe vaji i tyre:

  1. Ullinjtë eliminojnë kolesterolin e tepërt në gjak.
  2. Ullinjtë kontrollojnë presionin e gjakut.
  3. Janë një burim i fibrave ushqyese si një alternativë për fruta dhe perime.
  4. Ullinjtë janë një burim i madh i Vitamines E.
  5. Ullinjtë veprojnë si një antioksidantë duke mbrojtur qelizat.
  6. Ullinjtë zvogëlojnë efektet e sëmundjeve degjenerative, siç janë tumoret beninje dhe malinje, Alzheimer, dëmtimet e dhëmbëve.
  7. Ullinjtë ndihmojnë në parandalimin e mpiksjes së gjakut që mund të çojë në infarkt miokardi ose trombozë të thellë në venë (DVT).
  8. Ullinjtë mbrojnë membranat qelizore kundër sëmundjeve si kanceri.
  9. Ullinjtë janë një mbrojtje e madhe kundër anemisë.
  10. Ullinjtë rrisin pjellorinë dhe sistemin riprodhues.
  11. Ullinjtë luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një sistemi të shëndetshëm imunitar, veçanërisht gjatë stresit dhe sëmundjeve kronike virale.
  12. Dhe vetëm në rast se këto përfitime nuk ishin të mjaftueshme, ato janë gjithashtu një nxitës i madh.
  13. Ullinjtë janë ushqyes dhe të pasur me përmbajtje minerale si natrium, kalium, magnez, hekur, fosfor dhe jod.
  14. Ullinjtë sigurojnë vitamina esenciale dhe aminoacidet.
  15. Ullinjtë përmbajnë acid oleik, i cili ka veti të dobishme për të mbrojtur zemrën.
  16. Ullinjtë përmbajnë polifenole, një kimik natyral që redukton stresin oksidativ në tru. Pra, përmirëson kujtesën tuaj deri në 25%.
Green Olives - Olea Company

Start typing and press Enter to search