Sa i shëndetshëm është qumështi i nënës?

“Nuk ka si të ushqyerit me gji”. Kjo është këshilla më e shpeshtë që u jepet nënave të reja, të cilat janë të dyzuara përballë pikëpyetjes: Ushqyerje me gji, apo me biberon? Jo vetem në vendin tonë, por kudo në botë ka nisur një fushatë e fuqishme për të bindur nënat e reja të ushqejnë fëmijët e sapolindur me qumësht gjiri.

  1. Qumështi i nënës ka veçori imunitare dhe e mbron fëmijën ndaj infeksioneve. Ai përmban ushqimin e nevojshëm për gjashtë muajt e parë të jetës sē foshnjave dhe njēkohësisht i bën ata rezistues ndaj infeksioneve si diarreja, infeksionet e veshit, infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, etj.
  2. Përmban ujë të mjaftueshëm për fëmijën edhe kur moti ështe tepër i nxehtë, në të njëjtën kohë është zgjedhja numër një në ndalimin e dehidratimit.
  3. Përmban më shumë laktoze se cdo qumesht tjetër dhe kjo është ajo për të cilën ka me shumë nevojë fëmija.
  4. Fillimi i gjidhënies menjëherë pas lindjes, ndihmon nënën në rimarrjen e formës fizike të mëparshme, duke djegur yndyrat e tepërta. Gjidhenia pengon fryrjen dhe qelbëzimin e gjirit nga qumështi.
  5. Te nënat që e praktikojnë gjidhënien, kanceri i gjirit dhe i vezoreve është më i rrallë. Në të njëjtën kohë gjidhënia ndikon edhe në psikologjinë e nënës dhe femijës, i bën ata që të lidhen fort me njëri-tjetrin.

Start typing and press Enter to search