10 arsye pse femrat lyejne floket

Mbase mendoni se ne i lyejne floket per nje arsye — sepse kemi qejf — por pasi mlodhem mendimet e disa femrave, mund te themi qe ka shume arsye te tjera.

Nder te tjera, te lyejme floket eshte nje menyre (ndonjehere drastike, por jo e perhershme) qe ne femrat kemi per te ndryshuar.

1. Thjesht sepse kemi nevoje per nje ndryshim

Nuk eshte e lehte te ndryshosh pune, apo shtepi, por te ndryshosh ngjyren e flokeve eshte. Mjafton te caktosh nje takim me parukieren, te kesh idete e qarta per ate qe do dhe… puna u krye.

2. Pasi ndahemi nga i dashuri

Duhet nje shkeputje nga ajo qe ishim, atehere pse te mos bejme nje tjeter ndryshim rrenjesor?!

3. Nuk na pelqen me vetja

Jemi te merzitura dhe te lodhura dhe s’dime cfare te bejme…. Oh prit pak! Po, ajo qe na duhet eshte nje lyerje e re flokesh.

4. Sepse na ka dale nje thinje

Ndonjehere e ke ne gen dhe thinjat te dalin qe ne moshe fare te re. S’ke c’ben! Duhet ta pranosh dhe te gjesh nje zgjidhje. Lyerje flokesh!

5. Sepse e kemi koken plot me thinja

Nese beni pjese ne grupin e atyre femrave qe jane thinjur shume, eshte e padiskutueshme lyerja e flokeve. Por nese s’ju ka dale asnje thinje, atehere kjo s’eshte nje arsye per ju.

6. Sepse ombre eshte nje tendence e re

Mjafton te “shpertheje” nje tendence e re dhe shohim qe te gjitha po e ndjekin… Dhe kjo eshte nje arsye e mjaftueshme per ta bere edhe ne.

 

7. Sepse ndryshon stina

Nese nuk e ndryshon ngjyren e flokeve ne varesi te stines dhe sezonit, cfare kuptimi ka? Ngjyra te erreta e te ngrohta ne vjeshte, tonalitete te hapura dhe te celeta ne pranvere… — kaq e thjeshte eshte.

8. Sepse personazhi jone i preferuar i ka lyer floket

Ku tjeter mund te gjesh frymezim-flokesh se sa nga nje personazh i famshem qe parakalon ne tapetin e kuq? Dihet qe Vip-at jane ato qe na frymezojne dhe jane nje model per ne… edhe ne kete aspekt.

9. Sepse ne mund te marrim vete vendime

Mbi te gjitha ne ato raste kur, mamaja te thote qe dukesh me mire me ngjyren tende. Eshte disi argetuese dhe te fal njecike kenaqesi te besh te kunderten e asaj qe te thone. Ne fund te fundit, mua keshtu me pelqen!

10. Ndonjehere eshte bukur te dukesh ndryshe

Dhe menyra me e shpejte dhe e thjeshte per te ndryshuar pamjen tone eshte nepermjet flokeve.

Po ju, per cfare arsyesh i lyeni floket?

femra-moderne.com