10 arsye te mira pse duhet te filloni palestren sa me shpejt

10 arsye te mira pse duhet te filloni palestren ose nje aktivitet sportiv sa me shpejt

Edhe ju mund te beheni nje #Fitness model, #Healthyliving etj. Ne e besojme fort kete! Por per ta arritur kete eshte e nevojshme te shikoni me kujdes menyren tuaj te te uhqyerit dhe te filloni te merreni me sport. Sporti do jete aleati juaj me i mire.

Akoma nuk jeni te bindur sa duhet? Ja ku keni 10 menyra per t’u motivuar qe te keni nje menyre jetese me te shendetshme.

1. Ju do humbisni peshe

Le ta pranojme, ky eshte motivimi nr.1. Sporti na lejon te djegim kalori, por gjithashtu na ndihmon t’i rezistojme tundimeve.

2. Kujtesa juaj do permiresohet

Pas nje stervitje te mire, jo vetem qe truri merr energji, por disa studime kane treguar gjithashtu se ushtrimet fizike e permiresojne kujtesen. Madje ju ndihmojne te mesoni dhe permireson te nxenet.

3. Sporti luan me mendjen tuaj

Edhe pse mund te mos keni me fuqi, ju vazhdoni te vraponi derisa te arrini synimin qe i keni vene vetes. Sporti eshte nje menyre e mrekullueshme per te farketuar karakterin tuaj.

4. Gjumi juaj do te permiresohet

Eshte provuar tashme, te stervitesh rregullisht ka nje efekt pozitiv ne gjumin tuaj. Koha me e mire per t’u stervitur eshte mengjesi ose pasditja.

5. Ju do semureni me pak

Nje studim i fundit zbuloi se, ata qe ushtrohen rregullisht kishin 50% me pak mundesi te semureshin nga gripi, krahasuar me ata qe nuk benin stervitje.

6. Eshte nje menyre e mire per te eleminuar stresin

Pas nje stervitje te mire ju do ndiheni mire me veten, qe keni arritur te beni dicka pozitive. Kjo ndjenje do ju shoqeroje gjate gjithe dites.

7. Te vraponi ne natyre ju lejon te zbuloni vende te bukura

Te vraposh eshte nje menyre e mire per t’u stervitur, per te hequr stresin dhe per t’u djeresitur. Por nese e beni ne natyre te hapur, ju do keni mundesine te zbuloni vende te bukura. Kur vrapojme ne natyre kemi mundesi te kalojme neper parqe, bregdet, bulevarde etj.

8. Sporti ju lejon te ndertoni marredheniet tuaja

Ju mund te praktikoni sport me miqte tuaj, por edhe kur jeni vetem mund te njihni njerez te rinj qe merren me sport gjithashtu. Kjo eshte nje menyre e mire per te kombinuar punen me kenaqesine.

9. Keshtu do te keni dicka per te shperblyer veten

Mund ta shperbleni veten me gjithcka, pervec ushqimit. Nje komplet i ri sportiv, nje pale atlete te reja… e keni ju ne dore.

10. Ju do jeni me humor te mire

Te merresh me aktivitet fizik te kthe humorin e mire. Sigurisht qe na duan me shume kur jemi keshtu, apo jo?

femra-moderne.com