10 këshilla për sy të shëndetshëm

Ndiqni këto 10 këshilla për të pasur sy të shëndetshëm.

William Shakespeare ka thënë se “Sytë janë dritarja e shpirtit.” Sytë janë organ kompleks, kështu që është me të vërtetë e rëndësishme të kujdeseni për to. Shikimi është një pjesë e madhe e jetës së përditshme që kërkon rreth gjysmën e trurit për t’u përfshirë.

Caktoni kontrollimin e syve për gjithë familjen tuaj. Një kontroll gjithëpërfshirës për syrin mund të zbulojë probleme serioze, si diabeti, para se të dini se ato ekzistojnë!

Vendosni syze dielli për të mbrojtur sytë nga rrezet UV të diellit, të cilat mund të jenë të rrezikshme edhe në ditët me re.

Vendosni syze sigurie. Rreth 2.4 milion dëmtime në sy ndodhin në Shtetet e Bashkuara çdo vit, dhe 90% e tyre mund të shmangen me syze mbrojtëse.

Pushoni sytë tuaj çdo 20 minuta për 20 sekonda, ndërsa jeni në telefonin tuaj celular, tablet ose kompjuter, për të ndihmuar në parandalimin e tendosjes së syve.

Hani shëndetshëm. Një dietë e pasur me fruta, zarzavate me gjethe dhe acide yndyrore omega-3 mund të ndihmojë në reduktimin e rrezikut të syve të thatë, degjenerimit makular, glaukomës dhe më shumë.

Pini shumë ujë. Pa ujë të mjaftueshëm, ju nuk mund të prodhoni mjaft lot për t’i mbajtur sytë të lagur dhe të ushqyer.

Bëhu aktiv. Ushtrimi i rregullt ndihmon të vonojë fillimin e degjenerimit makular i cili vjen me moshë. Degjenerimi makular është shkaku kryesor i humbjes së përhershme të shikimit më vonë në jetë.

Ndaloni duhanin! Pirja e duhanit rrit rrezikun e kataraktave dhe sëmundjeve të syrit që kërcënojnë shikimin.

Bëni ushtrime për sytë. Mbyllini dhe hapini, rrotullojin, shikoni lart – poshtë, shikoni gjërat afër dhe larg. Këto janë disa ushtrime që ju ndihmojnë të shikoni më mirë.

Flini gjumë mirë. Gjumi i natës është i domosdoshëm për shikim të mirë dhe të kthjellët pasi muskujt e tendosurtë syve relaksohen nga lodhja.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search