10 menyra per t’i rezistuar embelsirave

Nese jeni aq llupese sa nuk i rezistoni dot embelsirave, por duhet te mos i konsumoni sepse nuk ju bejne aq mire per linjat dhe shendetin, atehere lexoni disa keshilla se si mund ta ndaloni deshiren per sheqernat.

Ndonjehere kemi tendence t’i ngaterrojme deshiren e vertete per dicka te embel me nevojen per te gjetur nje shfryrje ankthi dhe stresi te grumbulluar gjate dites. Konsumi kompulsiv i cokollates apo embelsirave te tjera thjesht per te shfryre stresin, apo per te ngritur moralin, mund te na japi rezultatin e kundert, domethene mund te na beje te ndihemi me te frustruara se me pare. Prandaj merrni masat dhe lexoni:

  1. Mos i blej. Duket si keshille shume e thjeshte, por ne fakt nuk eshte keshtu. Kur ben pazarin mos merrni embelsira, pasi keshtu s’do keni tundime ne shtepi. Sic i thone: larg syrit, larg zemres. Apo gojes, ne kete rast.
  2. Perballuni me problemin. E ke pyetur ndonjehere veten pse te pelqejne kaq shume mebelsirat? Shkaqet mund te jene te ndyshme. Prandaj reflektoni dhe te eleminoni problemin.
  3. Kerkoni kenaqesi te reja. Nese mendon se deshira qe ke per te emblat eshte i lidhur me mungesen e stimujve, provoni te beni gjera te reja qe ju pelqejne: shopping, dalje me shoqerine, nje hobi i ri.
  4. Zevendesojini me gjera te shendetshme. Nese e kei zakon te konsumoni ndonje gje te embel pas darke,  me mire zevendesojini me gjera me te shendetshme, si psh, fruta te thata ose feta molle te pjekura.
  5. Bej aktivitet fizik. Fitoni mbi pertacine dhe filloni te merreni me ndonje sport. Ne fakt, sporti balancon nivelet e sheqerit ne gjak dhe lehteson tretjen.
  6. Lejojini vetes nje ‘dorezim’ ndonjehere ne te rralle. Te mesosh t’i rezistosh tundimeve nuk do te thote te heqesh dore fare nga nje fete torte apo akullore. Mund te besh nje perjashtim per ndonje rast te vecante.
  7. Mbani nen kontroll sasine. Te pelqejne karamelet dhe cokollatat e vogla? Mos i hidhni menjehere letrat mbeshtjellese, por mbaji perpara syve. Keshtu do ta dish shume mire sa ke ngrene dhe do dish kur te ndalosh.
  8. Vendosni objektiva. Per te fituar mbi dobesite tuaja mund t’ju ndihmoje vendosja e disa objektivave. Psh, nese doni te hiqni disa kile, apo te vishni xhinset e preferuara, do ju beje me te forte ndaj tundimeve.
  9. Evitoni situatat e rrezikshme. Nese e njeh veten dhe e di se cilat vende apo situata ju bejne te perfundoni duke ngrene te embla, evitojini.
  10. Ushqehuni shendetshem dhe me rregull. Per te rregulluar urine ose nevojen per sheqerna duhet te mesoni te ushqeheni shendetshem. Hani tre vakte kryesore dhe 2 ndermjetese per ta bere metabolizmin tuaj te funksionoje ne menyren e duhur.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search