E keni pyetur ndonjehere veten si ka mundesi qe artistet kane floke aq te bukur? Ju ftojme te mesoni disa menyra te thjeshta per te patur floke te shendetshem dhe me shkelqim, marifete qe i kemi huazuar nga stilistet me te famshem.
1. Evitoni majat e djegura
Stiluesi i flokëve i firmës Frederic Fekkai, Adir Abergel, i cili punon për Jessica Biel, Chamilla Belle dhe Jennifer Garner, shprehet se frekuentimi i shpeshtë i salloneve për kujdesin e flokëve, është një nga hapat e para drejt flokëve të shëndetshëm. “Nëse i pritni rregullisht majat, të djegura ose jo, do i bëjnë flokët të duken të gjallë”, thotë ai. Rekomandohet që të shkohet tek parukieri nga gjashtë deri në tetë javë distancë kohore. Mund të nevojitet t’i pritni më shpesh, nëse lodhni flokët nga noti ose lyerja e shpeshtë.
2. Pastrimi javor
Stiluesi i flokëve Ted Gibson, që punon me Anne Hathaway, Angelina Jolie dhe Claire Danes thotë: “Përdorni një shampoo të fortë pastruese një herë në javë vetëm për të hequr akumulimet nga flokët. Kjo është shumë e rëndësishme në qoftë se përdorni shumë produkte stiluese për flokët ose nëse ushtroheni fizikisht dhe djerësisni shumë”.
3. Shkëlqim i shpejtë
Stiluesi i flokëve David Babaii, i cili ka punuar me Angelina Jolie, Scarlett Johanson dhe Kate Hudson, thotë të përhapni pak shkëlqyes flokësh nëpër flokë. Ai rekomandon përdorimin dhe linjën e tij të produkteve për flokë “WildAid”, dhe shton se “Aroma e tij së bashku me elementët e tij shkëlqyes do të bëjë që flokët tuaj të mbajnë aromë pastërtie dhe shkëlqim sikur sapo i keni larë.” Edhe fijet “fluturuese” të flokëve , na japin një pamje të padëshiruar. “Për të lëmuar pamjen e flokëve, vendosni pak balsam për skalpin mbi një furçë dhëmbësh që nuk e përdorni më dhe ulni me të fijet e pabindura”.
4. Mbrojtje me produkte
Mund të përpiqeni të evitoni tharësen, pjastrën apo mashën e flokëve, por për shumë njerëz përdorimi i mjeteve stiluese për flokët është i pashmangshëm. Stilistja e flokëve Rita Hazan, e cila lyen flokët e Jennifer Lopez, thotë: “Është shumë i rëndësishëm përdorimi i produkteve që mbrojnë flokët tuaj nga nxehtësia.” Gjithashtu, nëse lyeni flokët, Hazan rekomandon shampoo dhe maska të bëra posaçërisht për flokë të lyer.
5. Provoni trajtimet
“Duke bërë trajtime rigjeneruese një deri në dy herë në javë, do i mbani flokët të shëndetshëm, të fortë dhe do u jepni më shumë shkëlqim,” thotë Rita Hazan, në klientet e së cilës përfshihet dhe Michelle Williams. Në varësi të nivelit të dëmtimit të flokëve tuaj, ju mund të përdorni një maskë trajtimi dy herë në javë (në vend të vetëm njërës).
6. Kushtojini vëmendje faktorëve mbrojtës ndaj diellit
Lëkura jonë nuk është e vetmja që mund të dëmtohet nga dielli. Kur flokët, veçanërisht ato të lyer dhe të gjatë, përjetojnë kushte tensionuese atmosferike, ato kanë tendenca për t’u bërë shumë të thatë e të brishtë. Ted Gibson, i cili punon me Joy Bryant, rekomandon nje linjë produktesh për kontrollin e dëmtimeve tek flokët, qe përmbajnë filtra mbrojtës UV që ndihmojnë në shmangien e zbehjes së ngjyrës së flokëve nga dielli, si dhe në ndikime të tjera të mjedisit.
7. Përpunoni ondet dhe kaçurrelat
Kaçurrelat ose flokët me onde ndonjëherë duken të zymtë sepse drita nuk reflekton tek to ashtu siç duhet. “Përdorni një balsam flokësh që nuk ka nevojë të shpëlahet, i cili jo vetëm do të hidratojë flokët, por do u japë flokëve me kaçurrela dhe onde shkëlqim, dhe nuk do i rëndojë as nuk do i drejtojë ato,” thotë Adir Abergel, e cila punon me ondet e shkëlqyera të artisteve Kate Backinsale, Anne Hathaway dhe Nicole Richie.
8. Provoni një shkumë flokësh
“Jepuni flokëve tuaj shkëlqim duke i larë me ujë të vakët dhe përfundoni duke i shpëlarë me ujë të freskët”, thotë Michael Murphy, që ka prerë dhe ka stiluar flokët e Kate Holmes. Në këtë mënyrë, kutikulat e epidermës do të mbyllen dhe flokët do të kenë më shumë cilësi reflektuese. Kur epiderma është e mbyllur – gjë që ndodh kur është e ngrohtë dhe e lagësht – flokët lëshohen të gjitha dhe prandaj kanë më tepër hapësirë për të pasur pamjen dhe reflektimin e flokëve me shkëlqim.
9. Nxehtësia në maksimum
“Shmangni tharjen e tepërt”, thotë stilisti i flokëve Michael Murphy, i cili ka punuar me modelet Naomi Cambell dhe Elle Macpherson. Kjo gjithashtu nxit variacionin, në vend që të thani flokët tuaj me tharëse, lërini të thahen në mënyrë natyrale, dhe kapini sipër ose vendosini në bigudina e me shkumë flokësh, për një pamje të valëzuar. Në qoftë se i thani flokët me tharëse, “Përdorni nxehtësinë dhe shpejtësinë minimale”, thotë Murphy. “Kjo pjesë shmang ngatërrimin e flokëve dhe parandalon djegien e tyre.”
10. Serume për shkëlqim
Rita Hazan, e cila punon gjithashtu me ondet bjonde të Jessica Simpson, rekomandon serume për shkëlqim të menjëhershëm. “Nëse ju duhet një rregullim i shpejtë, qarkullojnë serume për shkëlqim në formë të lëngshme ose spray që kanë të njëjtin efekt ka të bëjë thjesht me preferencat personale,” thotë Hazan. Harruat të zëvendësoni shishen e boshatisur të produktit? Në nevojë, vaji i ullirit do t’ju ndihmojë njësoj. Përhapni një sasi të vogël vaj ulliri në pëllëmbët e duarve, dhe lehtë rrëshkiteni nëpër flokë, me kujdes që të mos i shtypni drejt lëkurës së kokës.