Keto jane shqiptarët me te medhenj, sipas gazetes “Blick”, një nga më të lexuarat në Zvicër.
Revista ka përmbledhur një listë të 10 shqiptarëve të famshëm, të cilët kanë lënë gjurmë në fusha të ndryshme në gjithë botën. Ajo ka marrë shkas nga shenjtërimi i humanistes shqiptare, Nënë Tereza, pak javë më parë në Vatikan.
“Blick” shkruan se, “Shën Tereza nuk është shqiptarja e vetme që duhet ta njihni”.
Kjo gazetë të parin pas Gonxhe Bojaxhiut rendit heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin. “Skënderbeu ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj të Evropës së krishterë kundër Perandorisë Osmane në shekullin e 15”,- shkruan e përditshmja zvicerane.
Të dytët në listë janë vëllezërit John dhe James Belushi – aktorë të njohur në SHBA. Vëllai i madh John vdiq në vitin 1982, shkruan ‘Blick’, derisa James që vazhdon aktrimin, disa herë ka përsëritur për origjinën e tyre shqiptare.
Rita Ora vjen pas tyre. Për të gazeta në fjalë përmend faktin se ajo ka lindur në Prishtinë, më pas prindërit e saj emigruan në Londër dhe pas disa viteve vajza e tyre u bë e famshme në gjithë botën për hitet e saja “Hot Right Now”, “RIP”, “How we do”, etj.
Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani, është shqiptari tjetër i famshëm. Sot një reper amerikan, ndërsa më parë ai ka punuar si kuzhinier.
E pesta radhitet Era Istrefi. ‘Blick’ për Erën shkruan se është gjeni në muzikë. E ardhur nga Kosova, ajo tani krahasohet me emrat më të mëdhenj të muzikës si Rihanna dhe Sia.
Natyrisht qe në këtë listë nuk mund të mungojë Bebe Rexha. Sipas të përditshmes zvicerane, nëse ju se keni dëgjuar ende ndonjë këngë të Bebe Rexhes, gjithsesi keni dëgjuar një që ajo e kompozuar – duke aluduar në hitin e krijuar nga shqiptarja, “Monster” të interpretuar nga Eminem dhe Rihanna.
Balerini amerikano-shqiptar, fitues i edicionit të 15-të të ‘Dancing with the Stars’ në SHBA, Tony Davolani, është i shtati në këtë radhitje.
Me pas vjen një tjetër artiste, shqiptaro-amerikane: Eliza Dushku, e cila renditet e teta.
I parafundit ndodhet Patrick Nuo. “Huh, është zviceran”, do të thoni, shkruan Blick. Por, gazeta shkruan se ai vjen nga Kosova. Nuo, sipas ‘Blick’, albumi i parë ‘Welcome’, i të cilit debutoni në Top 20-të në Gjeramni e Zvicër, prej disa vitesh jeton në Los Angeles, pas sukseseve si kantautor dhe anëtar i jurisë në ‘DSDS’.
E listën e përmbyllin, talentet e futbollit Behrami, Shaqiri, Xhaka & Co., që edhe pse me prejardhje shqiptare, gazeta zviceriane i quan “Futbollistët tanë”.