Këto janë shtetet më të vegjël në botë, por që me qeveritë dhe kulturën e tyre janë disa nga vendet më të pasura dhe më intriguese.
Ka shumë vende në botë me një sipërfaqe më të vogël se 400 kilometra katrorë dhe gjenden kryesisht në Evropë, Karaibe dhe Paqësor. 10 vendet më të vegjël në botë mbulojnë një sipërfaqe totale prej 1491.4 km², që është më e vogël se zona e qytetit të Hjustonit në Teksas (1625.2 km²).
Malta – 316 km²
Malta është një shtet ishull dhe ndodhet në Detin Mesdhe. Republika e Maltës përbëhet nga tre ishuj: Gozo, Comino dhe Malta, që është më i madhi nga tre. Ky vend i vogël ka një popullsi prej mbi 450,000 banorë, duke e bërë atë një nga vendet më popullsi më të dendur në botë. Të huaj nga e gjithë bota vijnë në Maltë për motin me diell, plazhet tërheqëse dhe jetën e gjallë.
Maldivet – 300 km²
Një destinacion popullor turistik në Oqeanin Indian, Maldivet janë vendi më i vogël në Azi në aspektin e zonës dhe popullsisë. Ka mbi 1,192 ishuj koralesh në Maldive duke e bërë atë një nga vendet më të shpërndara në botë. Vendi dikur ka qene koloni e perandorive portugeze, holandeze dhe britanike, por u bë një shtet i pavarur në vitin 1965. Sot, Maldivet kanë një ekonomi të gjallë turistike për shkak të plazheve të famshme të saj të bardhë dhe ujërave kristal blu.
Saint Kitts & Nevis – 261 km²
Këto 2 ishuj në Karaibe ishin disa prej ishujve të parë që do të pushtoheshin nga evropianët. Ata zënë një total prej 261 kilometrash katrorë. Ekonomia e tyre varet nga turizmi, bujqësia dhe industritë e vogla prodhuese. Ishujt gjithashtu ofrojnë vende fantastike zhytjeje për shkak të jetës së pasur detare. Një eksportues kryesor i sheqerit për shekuj, plantacionet tani janë konvertuar në hotele dhe vendpushime.
Ishujt Marshall – 181 km²
Ishujt Marshall, të cilët quhen Republika e Ishujve Marshall, është një shtet ishull që gjendet në Oqeanin Paqësor. Afërsisht ndodhet në gjysmë të rrugës ndërmjet Shtetit të Hauait dhe kontinentit të Australisë. Zona e rrethuar nga ishujt përfshijnë mbi 800 lloje peshqish si dhe 160 lloje të koraleve.
Lihtenshtajn – 160 km²
Një vend që flet gjermanisht, ky është i vetmi komb në botë që është i vendosur plotësisht në Alpe. I vendosur midis Zvicrës dhe Austrisë, Lihtenshtajni është vendi më i pasur në botë nga GDP-ja për kokë banori, me shkallën më të ulët të papunësisë (1.5%). Hyrja në vend është paksa e ndërlikuar, pasi nuk ka aeroport brenda kufijve të tij. Vizitorët duhet të kalojnë përmes Zvicrës për të arritur në këtë vend alpin që është i sunduar nga një princ.
San Marino – 61 km²
I rrethuar nga Italia, San Marino njihet edhe si Republika e San Marinos. Me një total prej 61 kilometra katrorë, është vendi i pestë më i vogël në botë. Ai pretendon të jetë shteti më i vjetër i mbijetuar sovran në botë. Ai ka një popullsi prej vetëm 30,000 banorë, duke u mburrur me një nga normat më të ulëta të papunësisë në botë.
Tuvalu – 26 km²
Tuvalu ndodhet në Oqeanin Paqësor në verilindje të Australisë. Janë rreth 10,000 banorë, me 8 km rrugë dhe vetëm një spital i pranishëm në ishullin kryesor. Vendi dikur ishte territor britanik, por u bë i pavarur në vitin 1978. Për shkak të vendndodhjes së largët të vendit, turizmi nuk është shumë i zhvilluar.