Konsumoni keto ushqime per te parandaluar kancerin, apo edhe per te ndihmuar organizmin ne luften kunder kesaj semundje
Kanceri është një nga sëmundjet më të rënda, që rrezikojnë jetën e njeriut. Përveç operacioneve dhe kimioterapisë, një ndihmesë të dukshme në moszhvillimin e kësaj sëmundjeje, japin kurat e përgatitura me metoda popullore.
- Lakrat e ndryshme (brokoli, lulelaker, laker atj.) Eshtë vërtetuar se kane dhënë efekte pozitive në parandalimin e kancerit. Përqendrimi i lartë i indolit te lakra bën që sëmundja të mos përparojë më tej. Një studim i kryer nga shkencëtarë amerikanë ka treguar se te personat që konsumonin më tepër lakër, të paktën 2 deri 3 herë në javë, zhvillimi i sëmundjes ka qenë më i ngadaltë se te ata që nuk e përdorin këtë ushqim. Nderkohe qe brokolin nuk duhet ta ndani asnje dite, vetem mire i beni shendetit tuaj.
- Arrat. Nje sasi e vogel arrash cdo dite jane shume te mira, mbi te gjitha per kancerin e gjirit dhe prostates.
- Edhe domatet jane nje ushqim special, mbi te gjitha kur gatuhen, pasi nxehtesia rrit mundesine e trupit per te marre lycopenin. Salca e domates ka dhënë rezultate mjaft të mira per të luftuar kancerin. Konsumimi i shpeshtë i salcës e frenon atë deri në një farë mase.
- Hudhra. Eshte nje superushqim. Perdoreni te gjalle ose te gatuar. Sipas nje studimi, nese konsumohi hudhra ulet me 50% mundesia per te vuajtur nga kanceri i zorres se trashe, gjirit, esofagut dhe stomakut.
- Ushqime me Vitamine D jane armiqte e kësaj sëmundjeje. Të sëmurëve me kancer u këshillohet të pinë qumësht, i cila ka në përbërje të tij vitaminën D, si dhe veze te pulave te rritura ne natyre.
- Frutat. Eshte i keshillueshem konsumimin sa më i shpeshtë i frutave, në veçanti të frutave te pyllit dhe ato që kane lëkurë të trashë si portokalli, limoni, shega.
- Fasulet e cdo lloji, konsumoni nje tas te vogel 2 – 3 here legume ne jave bashke me perimet e zakonshme. Sipas nje studimi te kryer nga Universiteti i Michigan fasuolet kane efekt mbrojtes nga zhvillimi i kancerit.
- Perimet si panxhari, karrota, speci (mbi te gjitha speci djeges), kerpudha dhe erezat e ndryshme jane ndihmes te medhenj ne luften per te mposhtur kancerin. Prandaj konsumojini edhe ne gatime edhe ne forme lengjesh.
- Spinaqi është një nga ushqimet më të rëndësishme në luftën kundër kancerit, si dhe të sëmundjeve të tjera të rënda. Të sëmurët, që vuajnë nga sëmundja e kancerit, duhet të hanë spinaq me oriz dhe vaj ulliri, duke i shtuar dhe lëng limoni. Prandaj, për parandalimin e kancerit ky ushqim duhet të konsumohet sa më shpesh.
- Aloe Vera. Lëngu i nxjerrë nga kjo bimë përzihet me mjaltë. Ky mjekim ka dhënë efekte të përkryera në luften per te mposhtur kancerin.
Cfare nuk duhet te hani:
- Yndyrna shtazore: mishi, djathi dhe gjalpi jane te pasura me yndyrna te ngopura, prandaj zgjidhni burime te tjera proteine, sic jane peshku dhe bulmet me pak yndyre.
- Mish i perpunuar. Sigurisht qe nje fete proshute apo sallami ndonjehere ne te rralle nuk ju vret, por do ishte mire te mos i benit pjese te dietes tuaj ushqimore. Disa lloje sallamesh kane permbajtje te larte nitritesh dhe preservativesh qe mund te rrisin ndjeshem rrezikun e kancereve te ndryshme, mbi te gjitha te stomakut dhe kolonit.
- Alkooli. Ndaloni pasi keni pire te pakten 1 gote vere ne dite.