10 ushqimet me te mira që parandalojnë kancerin

Konsumoni keto ushqime per te parandaluar kancerin, apo edhe per te ndihmuar organizmin ne luften kunder kesaj semundje

Kanceri është një nga sëmundjet më të rënda, që rrezikojnë jetën e njeriut. Përveç operacioneve dhe kimioterapisë, një ndihmesë të dukshme në moszhvillimin e kësaj sëmundjeje, japin kurat e përgatitura me metoda popullore.

  1. Lakrat e ndryshme (brokoli, lulelaker, laker atj.) Eshtë vërtetuar se kane dhënë efekte pozitive në parandalimin e kancerit. Përqendrimi i lartë i indolit te lakra bën që sëmundja të mos përparojë më tej. Një studim i kryer nga shkencëtarë amerikanë ka treguar se te personat që konsumonin më tepër lakër, të paktën 2 deri 3 herë në javë, zhvillimi i sëmundjes ka qenë më i ngadaltë se te ata që nuk e përdorin këtë ushqim. Nderkohe qe brokolin nuk duhet ta ndani asnje dite, vetem mire i beni shendetit tuaj.
  2. Arrat. Nje sasi e vogel arrash cdo dite jane shume te mira, mbi te gjitha per kancerin e gjirit dhe prostates.
  3. Edhe domatet jane nje ushqim special, mbi te gjitha kur gatuhen, pasi nxehtesia rrit mundesine e trupit per te marre lycopenin. Salca e domates ka dhënë rezultate mjaft të mira per të luftuar kancerin. Konsumimi i shpeshtë i salcës e frenon atë deri në një farë mase.
  4. Hudhra. Eshte nje superushqim. Perdoreni te gjalle ose te gatuar. Sipas nje studimi, nese konsumohi hudhra ulet me 50% mundesia per te vuajtur nga kanceri i zorres se trashe, gjirit, esofagut dhe stomakut.
  5. Ushqime me Vitamine D jane armiqte e kësaj sëmundjeje. Të sëmurëve me kancer u këshillohet të pinë qumësht, i cila ka në përbërje të tij vitaminën D, si dhe veze te pulave te rritura ne natyre.
  6. Frutat. Eshte i keshillueshem konsumimin sa më i shpeshtë i frutave, në veçanti të frutave te pyllit dhe ato që kane lëkurë të trashë si portokalli, limoni, shega.
  7. Fasulet e cdo lloji, konsumoni nje tas te vogel 2 – 3 here legume ne jave bashke me perimet e zakonshme. Sipas nje studimi te kryer nga Universiteti i Michigan fasuolet kane efekt mbrojtes nga zhvillimi i kancerit.
  8. Perimet si panxhari, karrota, speci (mbi te gjitha speci djeges), kerpudha dhe erezat e ndryshme jane ndihmes te medhenj ne luften per te mposhtur kancerin. Prandaj konsumojini edhe ne gatime edhe ne forme lengjesh.
  9. Spinaqi është një nga ushqimet më të rëndësishme në luftën kundër kancerit, si dhe të sëmundjeve të tjera të rënda. Të sëmurët, që vuajnë nga sëmundja e kancerit, duhet të hanë spinaq me oriz dhe vaj ulliri, duke i shtuar dhe lëng limoni. Prandaj, për parandalimin e kancerit ky ushqim duhet të konsumohet sa më shpesh.
  10. Aloe Vera. Lëngu i nxjerrë nga kjo bimë përzihet me mjaltë. Ky mjekim ka dhënë efekte të përkryera në luften per te mposhtur kancerin.

Cfare nuk duhet te hani:

  • Yndyrna shtazore:  mishi, djathi dhe gjalpi jane te pasura me yndyrna te ngopura, prandaj zgjidhni burime te tjera proteine, sic jane peshku dhe bulmet me pak yndyre.
  • Mish i perpunuar. Sigurisht qe nje fete proshute apo sallami ndonjehere ne te rralle nuk ju vret, por do ishte mire te mos i benit pjese te dietes tuaj ushqimore. Disa lloje sallamesh kane permbajtje te larte nitritesh dhe preservativesh qe mund te rrisin ndjeshem rrezikun e kancereve te ndryshme, mbi te gjitha te stomakut dhe kolonit.
  • Alkooli. Ndaloni pasi keni pire te pakten 1 gote vere ne dite.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search