10 ushqimet me te shendetshme te planetit

Keto jane 10 ushqimet me te mira, te cilat jane provuar se luftojne semundjet dhe dhurojne energji. Shtojini keto ushqime ne vaktet tuaja cdo here qe keni mundesi

10. Limoni

Vetem nje limon ka me shume se 100 per qind te nevojes tuaj ditore per vitamine C, e cilamund t’ju ndihmoje ne rritjen e kolesterolit te mire dhe ne forcimin e kockave. Pervec kesaj, flovoinidet qe kane limonet mund te ndalojne rritjen e qelizave kancerogjene dhe te veprojne si anti-inflamatore.

Keshille e shpejte:

Shtoni nje fete limon ne nje filxhan me caj jeshil. Nje studim ka treguar se, limoni rrit aftesite e organizmit per te perthithur antioksidantet e cajit deri ne 80 per qind.

9. Brokoli

Nje lule mesatare brokoli permban me shume se 100 per qind te nevojes ditore per vitamine K dhe afersisht 200 per qind te dozes se rekomanduar te vitamines C — dy ushqyes thelbesore per ndertimin e kockave. Po e njejta sasi me brokoli ndihmon ne luftimin e shumices se kancereve.

Keshille e shpejte:

Ruani deri ne 90 per qind te Vitamines C qe gjendet ne brokoli, duke e gatuar ne mikrovale. Sipas Fitness Magazine, gatimi me avull dhe zierja ruajne deri ne 66 per qind te ketij ushqyesi.

8. Çokollate e zeze

Vetem nje e katerta e 30 gr cokollate te zeze ne dite, mund te normalizoje presionin e larte te gjakut.

Kakaoja pluhur eshte e pasur me flavonoide, antioksidante te cilat kane treguar se ulin kolesterolin e keq LDL dhe rrisin kolesterolin e mire HDL.

Keshille e shpejte:

Nje cope cokollate e zeze permban rreth 53.5 mg flavonoide; ndersa nje cope cokollate me qumesht ka me pak se 14 mg.

7. Patatet

Nje patate e kuqe permban 66 mikrogram folate qeliza-ndertuese — afersisht e njejta sasi e gjendur edhe ne nje filxhan me spinaq ose brokoli. Nje patate e embel ka afersisht 8 here me shume vitamine A qe ju duhet ne nje dite —  e domosdoshme per te luftuar kancerin dhe per te rritur imunitetin.

Keshille e shpejte:

Lerini patatet te ftohen para se t’i konsumoni. Sipas studimeve, kjo ndihmon ne djegien e kalorive pas nje vakti, rreth 25 per qind me shpejt fale niseshtese.

6. Salmoni

Nje burim i shkelqyer i acideve yndyrore Omega-3, te cilat ndihmojne ne reduktimin e depresionit, semundjeve te zemres dhe kancerit. — 85 grame peshk salmon permban 50 per qind te nevojave ditore per niacin, e cila na mbron nga semundja e Alzheimer dhe humbja e kujteses.

Keshille e shpejte:

Preferoni salmonin e eger dhe jo ate te kultivuar. Salmoni i rritur neper ferma permban rreth 16 here toksina polychlorinated biphenyl (PCB) me shume se salmoni i eger.

5. Arra

Arrat permbajne acide yndyrore omega 3 qe ndihmojne ne uljen e kolesterolit,me shume se cdo arrore tjeter. Acidet yndyrore omega 3 permirosojne humorin dhe luftojne kancerin.

Keshille e shpejte:

Hani disa arra ne vend te embelsires: antioksidanti melatonin i gjetur ne arra, ndihmon ne rregullimin e gjumit.

4. Avokado

Avokadot jane te pasura me yndyrna te shendetshme, te cilat kane treguar ne nje studim se e ulin kolesterolin deri ne 22 per qind.

Nje avokado kane me shume se gjysma e sasise te fibrave dhe  40 per qind te sasise se folateve qe na nevojiten ne nje dite, duke na ndihmuar te mos rrezikohemi nga semundjet e zemres.

Keshille e shpejte:

Nese e shtoni avokadon ne sallaten tuaj, mund te rritni mundesite e perthithjes se ushqyeseve kyç si jane beta-karotenI.

3. Hudhra

Hudhra eshte nje luftetare e fuqishme e semundjeve, e cila frenon rritjen e baktereve, perfshi edhe E. coli. — Allicina, nje perberes i gjetur ne hudher, punon si nje anti-inflamator i fuqishem, duke ndihmuar ne uljen e kolesterolit dhe te presionit te larte te gjakut.

Keshille e shpejte:

Hudhra e fresket e shtypur cliron sasine me te madhe te allicines. Vetem mos e gatuani shume, pasi nese hudhra gatuhet ne temperatura te larta per me shume se 10 minuta, humbet ushqyes te rendesishem.

2. Spinaqi

Spinaqi permban lutein dhe zeaxanthin, dy antioksidante te rendesishem per shendetin e syve, por edhe per te forcimin e imunitetit.

Studimet e fundit kane zbuluar se, mes frutave dhe zarzavateve qe luftojne kancerin, spinaqi eshte nder me efektivet.

Keshille e shpejte:

Shtojeni spinaqin neper smoothie te ndryshem, per ta bere me te shendetshem pijen tuaj.

Bluajeni 1 filxhan spinaq, 1 filxhan karota te grira, 1 filxhan leng molle dhe pak akull per shije dhe shendet te garantuar.

1. Fasulet

Te konsumosh nje racion me bishtajore (fasule, bizele, thjereza) kater here ne jave, mund te ule rrezikun e semundjeve te zemres deri ne 22 per qind. — Gjithashtu, ky zakon mund te reduktoje rrezikun nga kanceri i gjirit.

Keshille e shpejte:

Sa me e erret ngjyra e fasules, aq me shume antioksidante permban. Nje studim ka treguar se levorja e fasuleve te zeza permbajne 40 here me shume antioksidante se sa levorja e fasuleve te bardha.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search