Kete jave eshte hapur ekspozita e 100 vjetorit te Vogue ne National Portrait Gallery ne Londer. Ekspozita tregon se si eleganca eshte braktisur nga fashion-i modern per t’u drejtuar nga vulgariteti dhe nuditeti…
Fotoja e Kate Moss me mbathje eshte gjeja e pare qe pershendet vizitoret. Eshte nje perzierje e sikletshme e stilit dhe vulgaritetit, i arrogances dhe ndjeshmerise. Fotoja e shkrepur ne 2008 nga Mario Testino, gjithashtu tregon se si njerezit me te zakonshem ndihen per menyren se si fashion-i modern e paraqet veten: nje lloj konfuzioni kur e shikon, nje ndjenje e pakuptimte e te mos patur lirine per te veshur ate qe do, nje ndjenje e poshter qe diku, dikush eshte duke qeshur me te madhe me ne, kur na imagjinon te veshur me rrobat qe duan te na i heqin si fashionable.
Shumica e fotove nuk kane asnje lidhje me stilin, nuk kane asnje vlere te perceptueshme nga ana e fotografise se modes, nuk ofrojne asnje shebim te dobishem per lexuesin, shkruan Daily Mail. Me e habitshmja e ketyre fotove te modes se shekullit 21 eshte bolleku i lakuriqesise.
Claudia Schiffer ne Paris, foto nga Herb Ritts, viti 1989.
Gazetaret vrojtojne nje foto te Princeshe Dianes ne shfaqjen e 100 vjetorit te Vogue.
Rrobat, stili, moda, këto gjëra nuk jane kotesi. Ato janë një burim i dinjitetit, njerëzimit dhe mendjes se shëndoshë. Keto vlera kane humbur vetem ne hedozimin* harbut i shekullit 21. Nuk eshte nostalgjia ajo qe na terheq ne vitet e kaluara te Vogue. Eshte deshira e zjarrte per dicka qe bota e fashion-it na ka mohuar per nje kohe te gjate: stilin. Mund te lexo artikullin e plote ne Daily Mail.