Hurma eshte nje frut cudiberes. Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e hurmes, fruta, gjethet, degët. Ajo përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë, alkool, raki dhe ëmbëlsira të ndryshme.
Fruta përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si potas, kalcium, kalium, magnez, fosfor, selen dhe sodium, sasi të konsiderueshme tanin etj. Hurmat, ndër të tjera, përmbajnë ujë me shumicë (rreth 80%), por edhe fibra. Falë përmbajtjes së këtyre substancave, hurmat u japin energji organizmit.
Vetite e mira per shendetin
- Hurmat kanë gjetur përdorim të mire në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje.
- Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (me të dala të shpeshta jashtë). Mjekimi me hurma rekomandohet edhe për personat që vuajnë nga diarreja kronike.
- Hurma eshte e mire per uljen e tensionit, prandaj keshillohet qe ta konsumojne edhe ata qe vuajne nga hipertensioni.
- Duke qene e pasur me fibra, hurma ndihmon ne transitin intestinal (zorreve). Ndër të tjera hurmat kanë efekt pastrues dhe diuretik.
- Hurma parandalon ngurtesimin e arterieve kardiovaskulare, por ata qe kane pesuar nje atak miokardiak keshillohen te mos e konsumojne kete frut.
- Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të hurmës, pasi ka ne permbajtje shume jod.
- Farat e hurmës kanë gjetur përdorim në lehtesimin e dhimbjeve shumë të forta të barkut. Për këtë këshillohet: Merren 20-30 gram fara dhe pasi shtypen e shtrydhen, lëngu i përfituar zihet për 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohtë.
- Hurmat jane te pasura me likopen, ulin kolesterolin ne gjak dhe parandalojne inflamacionet e prostates.
- Pervec ketyre vetive te vecanta, hurmat ndihmojne edhe ne rritjen e aktivitetit hormonal per te dy sekset.
- Hurmat i ndihmojne grate shtatzena per lindje normale dhe te kollajshme.
- Hurmat promovojne shendetin e syve dhe parandalojne kataraktin.
Kur nuk duhet te konsumoni hurma?
Mos konsumoni hurma ne keto raste:
- Nese jeni me barkun bosh.
- Nese jeni me diabet (pasi permban shume sheqer).
- Nese vuani nga gastriti kronik.