11 karakteristikat e prindërve me fëmijë të suksesshëm

Keto jane karakteristikat e perbashketa te prindërve me fëmijë të suksesshëm.

Prinderit e mire duan qe femijet e tyre te qendrojne larg telasheve, te dalin mire ne mesime dhe te arrijne gjera te mira kur te rriten. Dhe meqe nuk ka asnje recete per te rritur femije te suksesshem, kerkimet psikologjike kane numeruar disa faktore qe mund te parashikojne suksesin. Nuk eshte per t’u habitur fakti qe shume prej faktoreve kane lidhje me prinderit.

1. Ata i venë fëmijët në punë

Lythcott-Haims, dekane e Universitetit Standford, shpjegon se fëmijët që rriten me punën bëhen punëmarrës që bashkëpunojnë mirë me kolegët e tyre, janë më empatikë dhe kanë kurajo të marrin detyra të pavarura.

2. Ata u mësojnë fëmijëve aftësi sociale

Studimi 20-vjeçar nga Universitetet e Pensilvanisë dhe Duke zbuluan se, fëmijët që bashkëpunonin me bashkëmoshatarët pa u ndihmuar, që ndihmonin të tjerët, që kuptonin emocionet e të tjerëve dhe që i zgjidhnin vetë problemet e tyre, kishin më shumë gjasa të diplomoheshin në universitet dhe të ishin të punësuar në moshën 25-vjeçare.

prinder-pritje

3. Ata kanë pritshmëri të larta

Studimet nga Universiteti i Kalifornisë tregojnë se prindërit që kishin pritshmëri të larta për fëmijët e tyre, ndikonin pozitivisht në arritjet e fëmijëve të tyre, pavrësisht të ardhurave apo ndihmave të tjera.

4. Ata shkojnë mirë me njëri-tjetrin

Sipas Universitetit të Illinois, fëmijët në familje konfliktuale, qoftë që jetojnë bashkë apo janë të divorcuar, kanë më shumë vështirësi se fëmijët e prindërve që shkojnë mirë me njëri-tjetrin.

5. Ata kanë nivele edukimi më të larta

Një studim nga Universiteti i Miçiganit gjeti se nënat që kishin arsim të mesëm apo të lartë kishin më shumë gjasa të rrisnin fëmijë me po këto nivele edukimi. Sipas statistikave, femijet e nenave adoleshente kane me pak gjasa te mbarojne shkollen e larte.

6. Ata u mësojnë fëmijëve matematikë që në moshë të hershme Math lesson

Një analizë e 35.000 fëmijëve në SHBA, Kanada dhe Angli gjeti se zhvillimi i aftësive matematikore në moshë të hershme tek fëmijët sillte avantazhe të mëdha për ta. Eshte e rendesishme per femiejt te fillojne shkollen duke ditur numrat, koncepte te ndryshme matematikore, si dhe te paturit e disa aftesife matematikore.

7. Ata krijojnë lidhje me fëmijët e tyre

Një studim i vitit 2014 i zhvilluar në zona të varfra gjeti se fëmijët që merrnin “përkujdesje sensitive” në tre vitet e para të jetës, jo vetëm që dilnin më mirë në testet akademike të mëvonshme, por zhvillonin marrëdhënie më të shëndetshme dhe kishin arritje më të mëdha akademike edhe në të 30-tat .

8. Ata janë më pak të stresuar

Sipas studimit të Brigid Schulte në The Washington Post, numri i orëve që kalojnë nënat me fëmijët e tyre nga mosha 3 deri në 11 vjeç, ndikon shumë pak në sjelljen, mirëqenien apo arritjet e tyre. Stresi i tyre gjatë kohës që janë me fëmijën është ai që ndikon më shumë.

9. Ata vlerësojnë përpjekjet më shumë sesa shmangien e dështimeve

Nga mendojnë fëmijët se vjen suksesi, parashikon dhe arritjet e tyre.
Psikologia e Stanford University Carol Dweck ka zbuluar se njerezit e mendojne suksesin ne nje nga keto dy menyra. Nje “mendim fiks” supozon se karakteri ynë, inteligjenca dhe aftësia jone krijuese janë aftesi statike që ne nuk mund të ndryshojë në mënyrë kuptimplote, dhe suksesi është afirmimi i kësaj inteligjence të lindur. Kjo ben qe te përpiqemi për sukses dhe për të shmangur dështimin me çdo kusht, në mënyrë që të ruhet ndjenja e të qenit të zgjuar dhe të aftë.
Nje “mendim i rritjes”, nga ana tjetër, lulëzon në sfidën dhe e sheh dështimin jo si provë e te qenit jo inteligjente, por si një trampolinë inkurajuese për rritjen dhe për të shtrirë aftësitë tona ekzistuese.

prinder

10. Nënat shkojnë në punë

Sipas studimeve të Shkollës së Biznezit ne Harward, fëmijët që rriten nga nëna që shkojnë në punë kanë përfitime më të mëdha. Studimi tregon se vajzat e nenave qe punojne, shkollohen me gjate dhe kane mundesi te fillojne nje pune qe u siguron me shume para. Ndersa djemte kane tendence te bejne me shume pune shtepie dhe kalojne me shume ore ne jave duke u kujdesur per femijet e tyre kur te rriten.

11. Ata kanë një nivel më të lartë socio-ekonomik

Te rritesh ne varferi eshte nje faktor qe limiton potencialin e femijeve. Niveli socio-ekonomik është ai që drejton shumicën e përformancës dhe arritjeve edukative.

femra-moderne.com