12 aktorë të famshëm që ndryshuan trupin me palestër për shkak të rolit

Janë 12 aktorë të njohur të Hollywood-it, të cilët me kërkesë të regjisorëve kanë ndryshuar trupin e tyre me seanca intensive stërvitore ne palestër për shkak të roleve që kishin në filma.

Shumë nga këta aktorë, kanë patur trupa deri diku si mesatarja e shumë meshkujve, kurse disa të tjerë nuk kishin shumë nevojë për palestrim siç do ta kuptoni edhe nga fotot e mëposhtme. Por të gjithëve u është dashur të ushtrohen edhe më tepër për shkak të rolit.

Hugh Jackman

hugh-jackman1

Kur nisi të bëjë palestër për shkak të rolit te Wolverine, Jackman mendoi se do t’i mjaftonin nja tre a katër javë. Por u gabua. Iu deshën plot gjashtë muaj që të arrijë rezultatet që shikoni në fotot para dhe pas palestrës.

Henry Cavill

henry-cavill

Që të luash “Superman” duhet shumë përgatitje. Ndaj Henry Cavill u ushtrua gjashtë muaj rresht për dy orë e gjysmë çdo ditë. Nderkohe qe merrte 5000 kalori në ditë duke ngrënë ushqime me shumë proteina.

Jason Statham

jason-statham

Edhe pse që i vogël nuk i ndahet palestrës, Jason Statham nuk kishte muskujt qe ka sot. Te filmi “The transporter” që e bëri shumë të famshëm, nuk mund të shmangte seanca shtesë palestrimi, per ta bërë edhe më muskuloz trupin e tij.

Tom Hardy

tom-hardy

Para filmit “Dark knight”, Tom Hardy luajti tek filmi tjetër “Warrior” dhe shumë besuan se ishte gati edhe për rolin e ri. Por duhet të merrte 13 kg që t’ia dilte të luante në këtë film. Iu desh një kohë e gjatë diete intensive dhe shume palester.

Chris Pratt

chris-pratt

Ky aktor ka bërë ndryshime të trupit të tij disa herë, për shkak të roleve në filma si “Zero Dark Thirty”, “Delivery Man”. Chris Pratt duhet të humbte peshë ndjeshëm për t’ia dalë të luante rolin e tij në filmin “Guardians of the Galaxy”. Për këtë bënte palestër 4 orë në ditë dhe merrte 4 mijë kalori në ditë.

Mark Wahlberg

mark-wahlberg

Ka pasur gjithnjë trup të mirë. Por nuk stërvitej kurrë aq shumë. Nisi një dietë të çmendur ku duhet të hante 10 deri 12 herë në ditë dhe brenda shtatë javësh mori 18 kile më shumë në funksion të rolit të ri ne filmin Pain & Gain.

Edward Norton

edward-norton

Për të realizuar këtë film, Norton u desh që të stërvitej në palestër me gjimnasten Linda Hamilton. Një dietë me gjashtë vakte në ditë dhe stërvitje e çmendur për disa muaj, e sollën “në vete”.

Chris Hemsworth

chris-hemsworth

Aktori Chris Hemsworth, përherë ka patur një trup të palestruar. Por për rolin e Thor mori nëntë kile duke ngrënë ushqime të pasura në proteina.

Ryan Reynolds

ryan-reynolds

Për këtë film, Ryan Reynolds merrte 3200 kalori në ditë dhe bente palester gjashtë herë në javë me trajner personal.

Will Smith

will-smith

Për rolin e Muhammad Ali, Smith stërvitej gjashtë orë në pesë ditë të çdo jave për disa muaj rresht. Por për filmin “I, Robot” iu desh të fitonte 18 kilogramë peshë trupore.

Chris Evans

chris-evans

Për të luajtur rolet e tij të famshme, ate te Captain America, Evans iu desh që të eliminonte 33 për qind të dhjamërave në turpin e tij. Një dietë e gjatë e shoqëruar me palestër.

Christian Bale

christian-bale

Aktorit Christian Bale i eshte dashur te kaloje neper shume peripeci per rolet e tij. Pasi bëri filmin “The Machinist”, Christian Bale arriti në vetëm 54 kilogramë peshë trupore. Ai shtoi me shume se 45 kile për të luajtur në filmin tjetër, Batman Begins. E për t’ia dalë, iu deshën gjashtë muaj.

femra-moderne.com