Lëngu nga portokalli gjendet në krye të listës së lëngjeve që janë më të konsumuara. Përveç shijes së mrekullueshme, kjo pije e popullarizuar është e mirë edhe për shëndetin tonë. Hulumtimet e fundit të kryera nga shkencëtarët kanë treguar se portokalli është një agrume e pasur me substanca që veprojnë si anti-kancer dhe ndihmon për të luftuar presionin e lartë të gjakut.
Këtu janë 12 arsye pse duhet të pini lëng portokalli:
- Lengu i portokallit eshte i pasur me citrate, te cilat mund te parandalojne formimin e gureve ne veshka. Lengu i portokallit favorizon funksionimin e mire te sistemit urinar.
- Një nga përbërësit më të rëndësishëm që përmban portokalli është hesperidina, e cila ul mundesine e nje ataku ne zemer deri ne 19%. Studimet kanë treguar se kjo substancë ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular dhe ul nivelin e kolesterolit në gjak.
- Lëngu nga portokalli është i pasur me vitaminë C e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe ne parandalimin e virozave.
- Njerëzit të cilët kanë probleme me presionin e lartë të gjakut duhet të konsumojnë rregullisht këtë pije pasi ajo ndihmon në uljen e tij.
Lengu i fresket i portokallit, nese konsumohet esell, eshte nje menyre e mire per pastrimin e organizmit. Kjo pasi ndihmon ne eleminimin e mbeturinave te zorreve dhe nxit levizshmerine e tyre.
- Nivelet e larta të vitaminës C që gjenden në këtë agrume veprojnë si antioksidante. Rrjedhimisht, kjo do të thotë se me konsumimin e rregullt të lëngut të freskët nga portokalli parandalohet shfaqja e sëmundjeve të ndryshme, në mesin e tyre edhe, kancerit të gjirit dhe të prostatës.
- Portokalli ka veti antiinflamatore. Pikërisht këto veti ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve në qoftë se keni problem me artritin, ngurtësi të muskujve dhe nyjave.
- Rekomandohet te kombinohet lengu i portokalleve me mishin, thjerezat dhe proshuten, pasi hekuri qe gjendet tek keto ushqime do asimilohet me mire nga organizmi. Eshte e rendesishme qe njerezit te cilet vuajne nga anemia ta konsumojne shpesh lengun e portokallit.
- Shkencëtarët thonë se antioksidantët në portokall ndihmojnë në humbjen e peshës. Një pije në ditë do të bëjë një ndikim pozitiv në metabolizmin tuaj dhe do të stimulojë humbjen e yndyrës.
- Nëse jeni shtatzënë, eshte mire te pini rregullisht këtë lëng. Portokalli eshtë një burim i mire i acidit folik, që ndihmojnë zhvillimin e duhur të trurit. Acidi folik eshte shume i keshillueshem gjate shtatzanise.
- Nese vuani nga diarrea ose kapsellku, keshillohet konsumi i lengut te portokallit, i cili rregullon funsionin e zorreve.
- E rekomanduar te konsumohet edhe nga pacientet qe vuajne nga Diabeti i tipit II, pasi lengu i portokallit ka pak sheqer dhe shume vlera diuretike, gje qe ndikon ne rregullimin e nivelit te larte te sheqerit ne gjak.