12 ushqimet me te mira per t’u konsumuar ne mengjes

Mengjesi eshte vakti me i rendesishem i dites, por me e rendesishmja eshte se cfare hani per mengjes. Qe te mos ngaterroheni me ushqime te yndyrshme si proshuta apo shume te renda dhe teper te embla si petullat apo crepat me cokokrem, shikoni kete liste.

Lexoni edhe: Pse duhet te hani gjithmone mengjes?

Ne kete artikull do te gjeni 12 opsione per mengjes, shume te mira per t’ju dhene energjine e nevojshme qe te perballoni diten.

1. Fruta

Te pasura me vitamina, fibra, potas dhe uje. Frutat si portokalli ju furnizojne edhe me Vitamine C, qe ju duhet per te nxitur sisitemin imunitar gjate dites. Lëngu i portokallit gjendet në krye të listës së lëngjeve që janë më të konsumuara.

2. Fruta pylli

Plot antioksidante, frutat e pyllit si mjedrat, luleshtrydhet dhe boronicat jane te varfra ne kalori dhe reduktojne nivelet e kolesterolit ne gjak. Ato permbajne antocianine – e cila ndihmoon ne permiresimin e funksioneve te zemres dhe ngadaleson plakjen e qelizave.

3. Veze

Te shijshme, te thjeshta per t’u gatuar dhe te pasura me proteine. Vezet ndihmojne ne uljen e nivelit te gjakut ne sheqer dhe redukton semundjet e zemres. Antioksidantet qe gjendet ne te verdhat e vezeve, te quajtura  luteine dhe zeaxanthin mund te parandalojne problemet e shikimit si katarakti, nderkohe qe kolina promovon shendetin e melcise dhe trurit.

4. Kos i bardhe

Kremoze dhe e pasur me kalcium, vlerat probiotike ruajne shendetin e stomakut dhe te balancuar, nderkohe qe acidi i konjuguar linoleik, rrit metabolizmin dhe redukton rrezikun nga kanceri i gjirit.

5. Gjiza

E pasur me proteina, nxit metabolizim dhe redukton “brejtjen e urise” te shkaktuar nga hormoni ghrelin. Kombinojeni me buke te thekur dhe veze.

6. Arra

Te gjitha llojet e arroreve jane te pasura me yndyrna esenciale, magnez, kalium etj. Ato ulin inflamacionet, mbajne nen kontroll nivelet e sheqerit ne gjak dhe jane te shendetshme per zemren. Lexoni ketu vlerat ushqyese te llojeve te ndryshme te arrave.

7. Tershere

Per ato qe pelqejne dritherat, fibra e vecante qe gjendet ne tershere, e quajtur beta-glucan, ndihmon ne reduktimin e kolesterolit, ju ngop shpejt, ul presionin e gjakut dhe eshte shume e sigurte per ata qe jane te ndjeshem ndaj glutenit.

8. Fara chia

E pasur me fibra, ndihmon ne balancimin e sasise se ushqimit qe punon trakti tretes si dhe ul nivelin e sheqerit ne gjak. Madje farat chia mbrojne qelizat nga radikalet e lira. Per te mesuar me shume rreth ketyre farave, lexoni ketu.

9. Fara liri

Reduktojne rritjen e qelizave anormale qe shkaktojne kancerin e gjirit, te pasura me fibra, ndihmojne ne balancimin e niveleve te insulines ne gjak. Pervec ketyre jane edhe nje burim i mire i acideve yndyrore Omega 3. Sigurohuni qe t’i bluani farat ne lirit, per t’i bere me te lehta per t’u tretur.

10. Caj jeshil

Eshte nje nga pijet me te shendetshme, lehteson perqendrimin, kontrollon ndryshimet e humorit, lufton diabetin dhe hormoni i tij EGCG mund te mbroje sistemin nervor dhe zemren.

11. Protein shake

Proteina me prejardhje nga hirra, soja dhe veza, ndihmon ne reduktimin e urise se pakontrollueshme, balancon nivelet e sheqerit ne gjak dhe nxit metabolizmin.

12. Kafe

Kafeina qe gjendet tek pija e zakonshme e mengjesit, nxit performancen e trurit, duke rritur vigjilencen, humorin, duke djegur dhjamin dhe duke reduktuar shanset per semundje te melcise.

Behuni krijues ne mengjes, shkruan CureJoy. Provoni kos me tershere, nje omelete me fruta pylli ose nje protein shake me arra. Nje mengjes i vecante dhe i shendetshem eshte ajo qe duhet te kerkoni cdo dite.

femra-moderne.com