120 vjet, kjo duhet te jete sipas shkencetareve maksimumi i jetes te shkruar ne ADN tone. Po, per shkak te mutacioneve te ndryshme qe pesohen, qelizat nuk shtohen me dhe keshtu jeta shkon drejt fundit.
Mos u shqetesoni para kohe
“Ne moshen 20-25-vjeçare organizmi arrin maksimumin e tij”, thone mjeket. Shqetesimet e parakohshme e çojne organizmin drejt renies. Ndaj eshte e rendesishme qe nivelet e stresit te jene drejt zeros.
Levizni
Eshte ideale te kesh nje stil korrekt jetese. Shkencetaret mendojne se per te jetuar sa me gjate dhe me nje shendet te mire duhet te mbeshtetesh te dy parime. Behet fjale per nje diete te ekuilibruar dhe nje aktivitet te rregullt fizik. Ata thone se nuk eshte kurre vone per te filluar dhe per te fituar vite jetese shtese duke ndryshuar zakonet e te jetuarit.
Agrume, polifenole, qetesi
Sipas studimeve te kryera, reduktimi i ushqimeve kalorike mund te dyfishoje mundesine per te jetuar sa me gjate. Kjo lloj diete eshte e vertete, eliksir i jetegjatesise edhe pse jane shume te pakte ata qe e ndjekin nje diete te tille.
Lazer dhe bisturi
Me ushqime te shendetshme dhe aktivitete te vazhdueshme fizike eshte shume e veshtire te plakesh. Po shume prej VIP-ave e kane gjetur nje tjeter menyre per t‘u kthyer ne formen qe deshirojne. Operacionet plastike jane kthyer ne nje mani mes njerezve te famshem. Ne krahasim me te kaluaren mosha mesatare e kirurgjise plastike eshte ulur ne 30 vjeç thone specialistet.
Seks dhe kenaqesi
Per me teper, seksi ashtu si e shohin mjeket eshte nje lloj sporti, per me teper dhuron edhe me shume kenaqesi.
Si Clint Eastwood
Tri ore vrap ne dite, nje dite hipokalorike te pasur me fruta dhe perime jo alkool dhe duhan. Per te qene ne forme aktori i madh qe se shpejti mbush 88 vjeç nuk kursen asnje sakrifice edhe pse shpesh thekson se “puna eshte eliksiri i rinise se perjetshme”.
Si Giorgio Armani, 84 vjeç
Fiziku i tij, i tonifikuar dhe plot forma, eshte fryt i nje autodisiplines te forte. Ushtrimet fizike kryhen pese here ne jave, pastaj pushime, masazhe, ushqim i kontrolluar, pak alkool, jo duhan, 8 ore gjume dhe hidratim i vazhdueshem i lekures me kremera te shtrenjte.