15 arsye pse e dashuroj gruan time, nje leter e shkruar ne pasqyre
Tim Murphy, nje inxhinier nga Los Angeles, i beri nje surprize gruas se tij Molly me nje shenim dashurie. Molly, e cila vuan nga depresioni, sapo ishte kthyer nga nje udhetim dhe po ndihej shume keq. Ate dite gjen shenimin e bashkeshortit te saj, Tim, i cili kishte shkruar ne pasqyren e dhomes se tyre te gjumit 15 “Arsye pse e dashuroj gruan time”
Depresioni mund të konsiderohet pa frikë një ndër sëmundjet më “vrasëse” të këtyre viteve të fundit. E kemi vënë mes thonjëzash mbiemrin vrasëse, pasi depresioni mund të mos vrasë fizikisht personat e prekur, por vret dalëngangadalë botën e tyre të brendshme. Në momentin që një person vuan shenjat e para të depresionit e gjitha bota e tij kthehet përmbys, gëzimi fashitet dhe vendin e tij e zënë mendimet negative, pështjellimet emocionale, dëshira për të qenë vetëm.
Timy Murphy e kishte vënë re që diçka nuk po shkonte tek bashkëshortja e tij, sa herë që ajo mbyllej për të qarë në banjo apo sa herë që zgjidhte të mbante nga brenda dhimbjen dhe pamundësinë për të qenë e lumtur sërish. Për këtë arsye ai vendos t’i shkruajë në pasqyrën e shtëpisë së tyre në Los Angeles një dedikim ku citon 15 arsyet përse është i dashuruar me Mollyn, bashkëshorten e tij.
- Është shoqja imë më e mirë.
- Nuk më braktis kurrë.
- Më jep kohë të punoj rreth projekteve të mia të çmendura.
- Më bën të qesh çdo ditë.
- Është femra më e bukur në botë.
- Nuk i thotë kurrë ‘jo’ çmendurisë time.
- Është njeriu më i sjellshëm që njoh.
- Ka një zë të bukur.
- Kemi vajtur bashkë në një club striptizmi.
- Edhe pse ka kaluar një tragjedi të madhe, është njeriu më optimist që njoh.
- Ka mbështetur gjithmonë zgjedhjet e mia në fushën profesionale.
- Do të bëja gjithçka për të.
- Edhe pse ka kaluar shumë probleme, nuk ka hequr kurrë dorë nga karriera e saj.
- Është shumë e ndjeshme, qan qoftë për kafshët e vogla në rrugë.
- Shfryn teksa qesh.
Vajza, e përlotur nga ajo që gjeti në pasqyrë, ka ndarë foton e saj në rrjete sociale duke shënuar me mijëra ndjekës. Ajo u shpreh se përballja me depresionin është e vështirë, por jo e pamundur pasi ka në krah gjysmën e saj më të mirë.