Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në Eurovizion më 2004. Këtë vit është hera e 15 që vendi ynë merr pjesë në këtë konkurs muzikor
Pergatiti: Rea Hyseni
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), ka qenë organizatori i hyrjes së Shqipërisë në Eurovizion. RTSH fillimisht tregoi interes për të marr pjesë në Konkursin e Këngës Eurovizion në vitin 2003, duke aplikuar për konkursin e atij viti. Megjithatë, tre vende të tjera gjithashtu kërkuan të hyjnë në garë për të parën herë atë vit, prandaj Shqipëria nuk u lejua të merrte pjesë në garë. Shqipërisë ju kërkua të priste një vit përpara debutimit.
Në vitin 2004, hyrja e parë e Shqipërisë në Eurovizion, Anjeza Shahini, përfundoi në vendin e shtatë në finale. Ky mbeti rezultati më i mirë i vendit deri në 2012, kur Rona Nishliu u rendit e pesta.
2004 Anjeza Shahini me kengen “The Image of You“, vendi i 7
2005 Ledina Celo me “Tomorrow I Go“, vendi i 16
2006 Luiz Ejlli me “Zjarr e ftohtë“, nuk u kualifikua
2007 Aida & Frederik Ndoci me “Hear My Plea“, nuk u kualifikua
2008 Olta Boka me “Zemrën e lamë peng“, vendi i 17
2009 Kejsi Tola me “Carry Me in Your Dreams“, vendi i 17
2010 Juliana Pasha me “It’s All About You“, vendi i 16
2011 Aurela Gaçe me “Feel the Passion“, nuk u kualifikua
2012 Rona Nishliu me “Suus“, vendi i 5
2013 Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko me “Identitet“, nuk u kualifikua
2014 Hersi Matmuja me “One Night’s Anger“, nuk u kualifikua
2015 Elhaida Dani me “I’m Alive“, vendi i 17
2016 Eneda Tarifa me “Fairytale“, nuk u kualifikua
2017 Lindita me “World“, nuk u kualifikua
2018 Eugent Bushpepa me “Mall“,
https://youtu.be/DocjosVM5cU
Kete vit Eurovision do te mbahet ne Lisbone ne datat 8 Maj, 10 Maj dhe finalja ne 12 Maj.