Kjo kurë me hudhra ndihmon gjithashtu në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes ndërsa mban nën kontroll të plotë nivelin e kolesterolit.
Dhjamosja e tepërt në zonën e barkut krijon një siklet në paraqitjen e jashtme, por prania e saj në organizëm më shumë se sa e sikletshme është shpesh burim i shumë komplikacioneve shëndetësore. Keshtu shprehet dietologia e njohur Anila Kalleshi, e cila na ka treguar kete kure.
Pesha e tepër tek çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale.
Përbërësit e kurës:
- 15 thelpinj të mëdhenj hudhre
- Dy kokrra limoni
- 1 ½ l ujë
Shtypni thelpinjtë e hudhrës me një çekiçi kuzhine. Pastroni limonat me ujë të rrjedhshëm dhe prijini në copëza të vogla me gjithë lëkurë. Vendosni ujin në një tenxhere. Shtoni hudhrat e shtypura bashkë me copat e limonit dhe vendosini në zjarr të ziejnë për 15 minuta. Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni.
Rekomandohet që të pini nga një filxhan çaji me këtë lëng para secilit nga tre vaktet e ngrënies.
- Kura përdoret për tre ditë rresht.
- Ajo ndihmon organizmin për një pastrim rrënjësor të tij duke ndikuar në shkrirjen e yndyrës së tepërt në zonën e barkut.