16 arsye pse nëna është mikja juaj me e mirë

Që nga momenti kur ke lindur, deri më sot, vetëm një person ka investuar më shumë se kushdo tjetër në lumturinë tënde: nëna.

Ndoshta s’e mban mend, por kur ti ishe fëmijë dhe kishe frikë, ose kishe nevojë për ndihmë, ose ishe sëmurë, ajo, nëna jote, ishte personi që të ndodhej gjithmonë pranë. Edhe ato herët e tjera kur ishe e lumtur, vetëm asaj doje t’ja tregoje pse.

mam2Gjithcka që ajo dëshiron në jetën e saj, është që ti të kesh çdo gje që të nevojitet, që ti të jesh e lumtur, që ty mos të të mungojë asgjë, që ti të mos vuash… dashuria e saj për ty nuk mund të matet dot – kjo e bën atë shoqen më të mirë që mund të kesh në jetën tende.

Ajo qesh me batutat e tua, i pëlqen sensi yt i humorit, i vlerëson të gjitha përpjekjet e tua, të nxit të jesh më e mira dhe njëkohësisht të pranon ashtu sic je. Kush është ai person që i bën gjithë këto gjëra, pa përfituar asgjë tjetër vec kënaqësisë për të të parë ty mirë? Kush mund të jetë ky person kaq joegoist, i dashur dhe i mirë, përvecse nëna?!

Nëse nuk ju mjaftojnë këto, ja disa arsye të tjera që tregojnë se nëna juaj ka qenë mikja juaj më e mirë, që kur ishe fëmijë dhe do të jetë përherë.

Ajo gjithmonë të përkrah

Që kur ishe fëmijë, ajo vinte në shkollë e të mbronte para të gjithëve, ndërkohë që edhe sot është e gatshme të takojë shefin tënd “për t’i thënë nja dy fjalë” nëse të ka bërë të kalosh një ditë të keqe në punë. Fuqia e nënës për të përdorur fjalët në mbrojtjen tuaj, asnjëherë nuk ka dështuar.

Ajo shqetësohet në kuptimin pozitiv të fjalës, për atë çka po bëni me jetën tuaj

Ëndrrat e nënës për të ardhmen tënde mund të përshkruhen vetëm kështu: janë të mëdha. Ndoshta kur ti ishe e vogël, ajo mendonte se ti do të shpikje kurën e kancerit, por ajo nuk shqetësohet që t’i nuk do e arrish dot kurrë këtë, sepse më e rëndësishmja për të, në fund të fundit, është që ti të jesh mirë, dhe e lumtur me jetën tende.

Mother and daughter

Ajo është e vetmja që shqetësohet, a ke veshur kanotjere…

…ose nëse e ke marrë çadrën me vete, apo ke parë ndonjë ëndërr të keqe, apo ke ngrënë shumë, ose ke ftohtë, apo shumë vapë… Një nënë mendon për të gjitha gjërat e vogla që kanë një ndikim të madh në mirëqenien tënde. Pa të, ka shumë mundësi të ishe akoma duke mbathur çorapet e para pesë viteve, ose duke ngrënë drithera të skaduara.

Gjithmonë mundohet të të kuptojë, edhe pse nuk të kupton

Nuk mund ta fajësosh nënën që është “me të vjetrën” dhe pak jashtë botës së gjeneratës tënde (edhe pse mund të ketë profil në Facebook dhe të dijë ta përdori shumë mirë). Ajo mbase nuk ju kupton plotësisht, por ajo gjithsesi përpiqet të të japi këshillat më të mira në çdo situatë.

Ajo dëshiron të të shohë të suksesshme, pa i marrë meritat vetë

Edhe pse në të vërtetë, ajo gjithmonë të ka detyruar të mbarosh detyrat kur ishe në shkollë, të ka nxitur të përfundosh shkollën e lartë e të bëhesh doktoreshë/avokate/CEO, pasi në këtë mënyrë mund të mburrej dhe të “shiste mend” nëpër lagje dhe fis me arritjet e tua. “I ka arritur të gjitha vetë, pa ndihmën e askujt, rrinte zgjuar duke mësuar deri natën vonë”.

mam6Vetëm ajo të bën të ndihesh një person special

Ajo mund të rrijë me orë në telefon me ty, vetëm që të dëgjojë gjithçka që të ka ndodhur gjatë ditës dhe çfarë mendon ti për gjërat. Gjithmonë e gjen kohën për të blerë ushqimet që t’i pëlqen dhe të gatuajë gjellën tënde të preferuar. Kur ti nuk mundesh, ajo të lan rrobat dhe t’i hekuros. Dhe, që kur ti ke shkuar në kopsht e deri tani, të thotë se je më e mira nga të gjithë.

Ajo kujdeset për pamjen tënde më shumë se sa ti vetë

Ajo ishte e para që të tha të mos e bëjë atë tatuazhin e tmerrshëm, apo të mos e vije atë pirsingun në hundë, apo të mos i prisje flokët . Sigurisht që ti nuk e dëgjove, por tani mendon se sa shumë kishte të drejtë ajo. Të paktën kështu mësove se, mami ka të drejtë. Ajo gjithmonë kujdeset për ato që ti vesh, që të dukesh e rregullt dhe e paraqitshme.

mam4Kënaqet më shumë në ditën e ditëlindjes tënde se sa të sajën

Dita jote e lindjes mund të jetë një nga ditët më të bukura të jetës së saj, të cilën do ta kujtojë deri sa të ketë frymë. Prandaj, asnjëherë nuk do ta harrojë ditëlindjen tënde dhe prandaj do ta festojë me më shumë dëshirë se sa të sajën.

Ajo di të bëjë shopping për ty

Më mirë se sa ajo nuk ka njeri që të dijë se çfarë stili pëlqen ti, çfarë mase ke, çfarë të duhet sepse të mungon… Por nuk bëhet fjalë vetëm për veshje dhe këpucë – por edhe për pastën e dhëmbëve, apo disqet e pambukut për pastrimin e lëkurës.

Ajo të ka qëndruar pranë çdo herë që ti ke bërë ndonjë budallallëk

Por jo vetëm kaq: të ka përkrahur në sy të të tjerëve dhe të ka këshilluar kur keni qenë vetëm. Dhe mendo të gjitha rastet kur i ke treguar se je sëmurë: ajo asnjëherë nuk ka përtuar të kujdeset për ty.

Ajo i ka parë dhe i di të gjitha

Ajo i ka parë të gjitha momentet me të sikletshme të tuat (që kur ke qenë e vogël dhe të ka shpëtuar çiçi në kopsht), dhe ajo është personi i vetëm ndaj së cilës ti nuk ke ndrojtje të bësh çdo gjë, pasi asgje s’do ta bëjë atë të të dojë më pak.

Është gjithmonë gati ta ndajë vaktin e saj me ty

Shqetësimi më i madh i çdo nëne është që fëmija saj të ushqehet mirë. Për këtë ajo është gati ta heqi nga vetja dhe të ta japi ty.

Ajo është terapistja më e mirë

Durimi i madh që nëna jote ka për të dëgjuar problemet dhe dramat e tua të jetës së përditshme, është gjithmonë i shoqëruar më këshilla që vijnë nga zemra – prandaj ajo do jetë gjithmonë personi i vetëm të cilës do duash t’i tregosh gjërat e tua. Ajo do te te japi kurajo sa here qe ti ndihesh keq.

mam3I pëlqen të të dëgjojë ty teksa mburresh

Përveç gjyshes tuaj, nëna juaj është personi tjetër i cili me të vërtetë pëlqen të dëgjojnë për arritjet e tua (dhe nuk do të të xhelozojë në mënyrë të fshehtë për këtë). Edhe për gjëra të thjeshta si, p.sh. se si e ke gatuar drekën sot – mami do ta dijë deri në fund. Shkurt, ajo është fansja jote më e flaktë.

Ajo është detektive e zonja

Ndonjëherë të shqetëson kur fillon të luajë rolin e detektives dhe fakti që ajo do të dijë gjithçka, gjithçka, gjithçka… S’ka rëndësi se sa shumë mundohesh ti t’i thuash se s’ka asnjë problem. Ajo e ndjen. Edhe kur ti ja shfryn asaj të gjitha mërzitë e tua, ajo të dëgjon dhe nuk mërzitet me ty.

Ti je më e mira në botë

Po, ti je më e mira, më e bukura, më e shkathëta (edhe nëse s’je në të vërtetë) dhe ky mendim nuk ka për të ndryshuar asnjëherë për nënën tënde.

femra-moderne.com