Ndiqni keto keshilla te thjeshta bukurie dhe do kaloni nje vere plot hijeshi. Nga dermatologia Erjona Shehu
1. Perdorni balsam per buzet me SPF 15.
2. Perdorni ujera termale per hidratim te herepashershem te fytyres dhe dekoltese, ndersa jeni ne diell.
3. Freskohuni ne dushet e plazhit me uje te fresket here pas here, sidomos ne rastet kur djersini shpesh.
4. Pavaresisht ndjesise se freskise qe jep vera e bardhe, vera e kuqe eshte idealja per veren e nxehte. Fenolet qe gjenden ne te qetesojne vuajtjet e lekures nga dielli.
5. Perdorni make up (krempuder) me SPF.
6. Perdorni scrubin per te hequr lekuren e vdekur te fytyres dhe trupit.
7. Hani shume pjeper dhe bostan. Jane hidratues te mrekullueshem natyrale.
8. Perdorni per kembet tuaja sa me shume kremera zbutes dhe hidratues. Ashtu si fytyra edhe ato e vuajne shume diellin.
9. Per lekurat me akne: mos harroni laresit antibakteriale.
10. Ne rast pickimesh mos e kruani lekuren. Thjesht do acaroni kruajtjen dhe do e demtoni lekuren tuaj.
11. Perdorni krem per syte. Mos harroni qe rrezatimi nxit procesin e formimit te rrudhave rreth e rrotull syve.
12. Merrni produkte me antioksidante ne diete dhe per lekuren.
13. Mos harroni kapelet me brima.
14. Para se te flini ndani nje luleshtrydhe ne dy pjese. Kalojeni ne gjithe fytyren tuaj me levizje rrethore dhe pasi ta keni mbajtur 5 minuta shplajeni fytyren me uje te bollshem.
15. Kujdes me formulat e kremit mbrojtes qe perdorni. Nuk duhet te jete krem i trashe, por i lehte ne permbajtje. Keshtu lekura do djersije dhe ajroset mjaftueshem.
16. Konsumoni sallata te pasura ne vitamine C dhe vitamine E. Domatet dhe limoni jane esenciale.
17. Konsumoni shume kos. Acidi lactic qe ka ne permbajtje kosi eshte i mrekullueshem per djegien e lekures.
18. Kujdes duart. Lyejini ne darke me krem.