Po ju prezantojme me disa nga çantat më të çuditshme dhe të papara te viteve te fundit
Vitet e fundit, si ne pasarela por edhe ne rruge, mund te shohesh modele cantash nga me te cuditshmet, madje mund te themi shume te cuditshme. Nga shporta e pazarit firmato Chanel, tek mbajtesja e bukes firmato nga Moschino dhe deri tek canta-tulle gjithashtu nen marken e Maison Chanel. Dhe ne shumicen e rasteve behet fjale per dhjetra qindra (madje mijera) euro qe shpenzohen per t’i patur.
Keto canta nuk jane te cuditshme vetem nga pamja, por ne disa raste te cudisin kur behet fjale per cmimin e tyre.
Po pse duhet te krijohen keto çanta te çuditshme? Arsyet nuk jane shume te veshtira per t’u kuptuar. E para, industria e modes duket qe s’ka nder mend t’i vendosi limite ne fantazi, dhe e dyta, deshira per t’u dalluar nga te tjerat, e cila eshte arsyeja kryesore. Kjo ben qe shpesh te rikrijohen aksesoret me klasike, si çantat dhe kepucet. Por ne disa raste do ishte me e pershtatshme te ndryshohej fjala “rikrijoj” me “sajoj”. Sic edhe do te shikoni ne fotot e meposhtme.
Mes endrrave dhe realitetit, ju kemi pergatitur kete galeri me çantat me te cuditshme te viteve te fundit. Hidhini nje sy dhe na tregoni: po ju a do e mbanit ndonjeren prej tyre?
Shikoni fotogalerine:
Lexoni edhe: Veshjet me te çuditshme ne tapetin e kuq