20+ mënyra për të kombinuar streçet e lëkurës

Streçet sot jane me te përdorurat nga femrat. Megjithatë ka disa femra të cilat shpesh herë gabojnë kur vjen puna për t’i kombinuar në mënyrën e duhur streçet e lëkurës.

Shumë yje te Hollywood i kanë veshur ato të kombinuara me çdo gjë, si me atletet e thjeshta sportive, por edhe me takat e holla nëpër daljet e tyre në tapetin e kuq. Pra, streçet e lëkurës kanë të gjitha vetitë për të zëvendësuar xhinset për këtë sezon.

Klikoni cdo foto per te mesuar cdo here nje menyre te re kombinimi

Një nga kombinimet mund të jetë një bluzë e gjerë “oversize” dhe një palë taka me maje, në këtë rast mund të shkosh në zyre dhe në një bar, pa frikën e kodit të veshjes në takime të papritura.

Lëkura e zezë ka një hije profesionale dhe klasike. Kombinoji streçet me një këmishë të thjeshtë dhe një palë këpucë klasike, të përshtatshme për në zyrë. Një xhaketë e gjatë ose një pallto do t’i shtonte larmi veshjes dhe do ta zgjaste figurën tënde.

Bluzët e gjera dhe xhaketat e buta krijojnë një kontrast fantastik me pantallonat e lëkurës. Ngjyra rozë, gri dhe neutralet mund të kombinohen shumë mirë me ngjyra më të thella siç është edhe kafja. Mund të shtoni edhe ndonjë aksesorë print për t’u dukur më ekstavagante.

Në qoftë se nuk i përballoni dot veshjet e shtrenjta, mos u shqetësoni! Edhe veshjet me çmime ekonomike mund të duken bukur, në qoftë se kombinohen në mënyrën e duhur. Një bluze e thjeshtë me një palë atlete dhe një xhaketë sportive do të krijoni një “look” alternativ tejet interesant.

Një menyre tjeter është të kombinoni streçet tuaja të lëkurës me një bluzë e cila duhet të jetë pak më e gjatë seç duhet. Në këtë rast nuk do ta keni problem ekspozimin e tepërt të formave duke qenë se bluza do te mbuloje vithet tuaja.

Një prej tendencave të sezonit janë pantallonat e lëkurës në ngjyrë vishnje ose bordo të cilat mund t’i vishni ato me një këmishë të bardhë ose t’i kombinoni me një bluzë të zezë dhe një xhaketë lëkurë të zezë për sipër. Ky është një variant akoma më i guximshëm.

femra-moderne.com