22 Mars, Dita Botërore e Ujit

Dita botërore e ujit shënohet për çdo vit më 22 mars. Kjo ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB në dhjetor të vitit 1992. Nga viti 1993 kjo ditë filloi të shënohet në Kalendarin e OKB-së dhe çdo vit fokusohet në çështje të ndryshme mbi problematikën e ujit.

Pse një Ditë Botërore e Ujit?

Dita Botërore e Ujit është një kremtim ndërkombëtar dhe një mundësi për të mësuar më shumë mbi çështjet e lidhura me ujin, për të frymëzuar të tjerët që të marrin masa për të bërë një ndryshim. Çdo vit, UN-Water – subjekti që koordinon punën e OKB-së për ujë dhe kanalizime – përcakton një temë për Ditën Botërore të Ujit që korrespondon me një sfidë të tanishëm ose të ardhshme. Fushata angazhimi është i koordinuar nga një ose disa anëtarëve të OKB-së e ujit me një mandat të lidhur.

Çdo vit nga nje qellim

Cdo vit, ne kete date vendoset nje qellim, ose nje teme e cila eshte me e rendesishmja per ate vit. Ne 2018-en tema eshte “Natyra per Ujin”, e cila merret me eksplorimin e zgjidhjeve te problemeve te ujit, qe kane lidhje te drejperdrejt me natyren.

Me celebrimin e kësaj dite OKB-ja ka për qëllim të rrisë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shumë vende të botës. OKB-ja dhe vendet e saj anëtare ia kushtojnë këtë ditë zbatimit të rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara dhe promovimin e aktiviteteve konkrete brenda vendeve të tyre në lidhje me burimet ujore botërore.

Po Shqipëria?

Problemi që has vendi ynë është ai i keqpërdorimit të ujit. Vendi ynë është i pasur me burime ujore, me 7 lumenj që shkojnë nga lindja në perëndim dhe me reshje të bollshme vjetore që mund të plotësojnë të gjithë nevojat e popullatës. Në shumë qytete, furnizimi i ujit në burim është rreth 500 deri 700 litra për frymë në ditë, por rrjedhjet dhe humbjet tregojnë se vetëm një pjesë e vogël e ujit të prodhuar arrin tek konsumatori. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 60 për qind e të gjithë ujit të prodhuar humbet.

Traileri zyrtar i Dites Boterore te Ujit 2018:

femra-moderne.com