Duke mbajtur mend keto gjera qe vjehrra juaj mendon per ju, do keni mundesi te krijoni nje marredhenie me te mire me nenen e burrit tuaj
Me ben te ndihem keq qe kam kaluar ne vend te dyte
Per gjithe keto vite une kam qene ajo qe drejtonte punet, tani kam nje rol dytesor.
E di qe ai tani eshte bashkeshorti yt
Por prapeseprape mbetet djali im.
Nuk dukesh me shume vetebesim
Sepse fjala me e vogel qe them une, ti e merr si kritike. Prandaj tregohem shume e kujdesshme per fjalet qe them kur ti je rrotull.
Nuk ben keq te jesh pak mirenjohese
Per cdo ditelindje une te sjell nje dhurate, por ti as nuk merr mundimin te marresh ne telefon per te falenderuar. Kete vit thashe: “mjaft me”. Por pa me shiko tani: Po shoh se cfare dhurate te te ble, sepse keshtu jam une.
Dua me te miren per te dyja ne
Ne nenat u themi femijeve: “Dua qe te jeni te lumtur.” Dhe e kemi me gjithe mend. Ajo qe nuk themi eshte: “Do me pelqente te isha e lumtur gjithashtu”.
Une i di disa gjera
Kam kaluar shume gjera ne jeten time. Pse ti nuk me pyet qe te marresh nje keshille nga une?
Kur vij per vizite tek ju, thjesht vij per te takuar familjen
Nuk jam duke ardhur per “nje inspektim te hollesishem” te gjithe shtepise.
Une e kam numrin e djalit tim
Nese dua te flas privatisht me tim bir, nuk marr ne telefonin tend apo te shtepise. Marr direkt ate.
Jam vertete mirenjohese
Jam e lumtur qe ti e lejon tim bir – bashkeshortin tend – te me vizitoje ne Diten e Nenes. Edhe pse jam larg dhe ka shpenzime.
Kam nje sekret te vogel jo te kendshem
Kam frike se, nese nuk e bej sic duhet kete, ti do me largosh sa me shume nga jeta juaj.
Une jam ne gare me nenen tende
Ajo ju merr me vete ne shtepine e pushimeve cdo vit dhe ju blen shume gjera qe une nuk i perballoj dot. Gjithcka qe une mund te bej eshte t’ju dua dhe t’ju ndihmoj me femijet. Shpresoj te jete mjaftueshem dhe ta vleresoni kete.
Jam me fat qe te kam!
Kurdo qe vij ne shtepine tuaj, ti kujdesesh qe asgje te mos me mungoje, shtrati, carcafet, peshqiret. Ti i ben gjithe gjerat ashtu sic duhet.
Vazhdoni leximin poshte reklames
Ti me njeh mire
Me pelqen kur ti me vlereson dhe me ben te ndihem mire me veten time. Sepse me njeh.
Nuk eshte e nevojshme te me therrasesh “Mami”
Por do ishte e kendshme po ta beje.
Dua vertete te te bej te lumtur
Nese e urren pulovren jeshile qe te kam blere, te lutem ma thuaj.
Faleminderit qe e ben femijen tim kaq te lumtur
Nese nuk ta kam thene aq shume kete deri me sot, eshte sepse kam frike mos mendon se jam duke u treguar lajkatare.
Deshperimisht dua te te pyes:
Kur keni nder mend te beni nje femije?
Do doja te flisja me ty per kete
Ndonjehere te shoh ndersa merr vendime te cilat kam frike se do ju cojne drejt veshtiresive. Por kafshoj gjuhen dhe s’ta them.
Kam frike se koha ime e qendrimit ne kete toke sa vjen e shkurtohet
Prandaj dua ta kaloj me pozitivitet. Nuk dua ta kaloj duke u zene.
Dua qe te flasesh me mua
Nese ti mendon se s’mund te te jap nje keshille te mire, sepse nuk e di te gjithe historine… epo, ma trego ti.
Me pelqen t’i bej ndonje dhurate niperve te mi here pas here
Por ti ma ke ndaluar kete. Kjo eshte e dhimbshme.
Dua te jemi me te afruara
Heren e fundit qe isha ne shtepine tuaj, ti me zor me the dy fjale. Nuk e kuptoj pse.
Mendova se ishe e frikesuar qe me kishe per vjehrre
Do te me pelqente qe ti te mendoje “Wow, jam kaq me fat per kete vjehrre qe kam”. Do lendohesha shume nese s’do mendoje keshtu.
Disa vjehrra do te thonin gjithcka
Une mundohem te mos i them te gjitha. E di qe mendimet e mia nuk i duan, nuk i vleresojne ose besojne.
Kur te telefonoj ne 8 te mengjesit te dielave…
Shpresoj te mos thuash me vete “E marrte dreqi. Pse po telefonon kaq heret?”
Kam kaluar nje jete te pasur, interesante dhe te nderlikuar
Do me pelqente te me shikoje me kete sy. Ndihem e prekur qe krejt papritur e gjithe jeta ime shihet nepermjet prizmit te “vjehrres”.
Burimi: Susan Abel Lieberman, PhD (The Mother-in-Law’s Manual), Jane Angelich (What’s a Mother [in-Law] to Do?), dhe disa vjehrra te tjera anonime 🙂