29 vjec, mosha kur femrat ndihen te plakura. Po burrat? Ja cfare thote studimi
Psikologët në Universiteti n e Lancansteru kanë kryer një studim mbi atë se si njerëzit perceptojnë moshën në të cilën ata ndjehen të vjetër. Doli se të anketuarit besojnë se flokët gri, lëkura e prishur dhe ndjenja që ju nuk jeni të “modës dhe në modë”, janë treguesit kryesorë të moshës.
Nga ana tjetër, meshkujt si tregues kryesorë të plakjes e kanë konsideruar uljen e epshit. Profesor, Cary Cooper, që mori pjesë në studim thotë se gratë mendojnë se nuk përputhen me idealin e tanishëm të bukurisë, ndërsa burrat janë të fiksuar pas pamjes.
Burrat janë më të shqetësuar për paraqitjen e tyre në krevat, dhe dy e treta e tyre besojnë se ky është një tregues i madh i moshës, ndërsa 22 për qind e tyre mendojnë se janë të vjetër nëse muzika është shumë e lartë në një dyqan kafeje ku ata janë duke qëndruar.