Kafja është pija më e konsumuar në botë, pas ujit. Për gjithë ata persona që janë skeptikë pse duhet të pinë kafe, mesoni këtu tre arsye.
Kafe + gjumë
Gjithmone eshte menduar se kafeja duhet pirë në mëngjes apo pas gjumit të drekës, por me sa duket kjo gjë nuk qëndron. Një studim i Loughborough University (Britani e Madhe), ka zbuluar se kafeina, ndrysha nga sa mendohet, nuk na largon gjumin. Përkundrazi na bën që të pushojmë më mirë. Por, gjëja më e mirë është që të flini direkt pasi të keni pirë kafenë, pasi në të kundërt jepet efekti energjik i kafeinës i cili ndodh pas afro 30 minutash nga pirja e kafesë.
Dhëmbë më të shëndetshëm
Fakti që kafeina lë njolla në dhëmbë dihet. Por, një studim amerikan i Boston University Henry M. Goldman School of Dental Medicine, ka zbuluar një rol të rëndësishëm të kafeinës për shëndetin e dhëmbëve. Antioksidantët që gjenden te kafja kanë veti mbrojtëse kundër sëmundjeve të gojës dhe parandalojnë dëmtimin e masës kockore.
http://i1143.photobucket.com/albums/n636/phillysdesigns/large/coffee/coffee15main.gif
Tensioni
Kush vuan nga tensioni i lartë duhet të pijë sa më pak kafe. Por ajo që duhet ditur është se kafja nuk e ul rrezikun e diabetit të tipit 2, por e shton atë. Ky fakt është zbuluar nga një studim italian i Ospedale di San Daniele del Friuli në Udine, sipas të cilit kafja nuk ndikon në tensionin e lartë, por se kjo gjë është kryesisht trashëgimi genetike. Ndërsa personat që kanë tension të ulët nga pirja e kafesë arrijnë që ta normalizojnë atë.